Site icon Telegrafi

Atletico Madridi do të pësojë shumë keq nga propozimi i federatës spanjolle për dërgimin e klubeve në Ligën e Kampionëve

Diego Simeone, trajner i Atletico Madridit

Federata Spanjolle e futbollit (RFEF) ka treguar se mund të paraqes një propozim te UEFA, ku katër ekipet e para të La Ligas të shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Në këtë rast Barcelona, ​​Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad janë në katër vendet e para, ndërsa Atletico do të mbetet jashtë, ku edhe do të pësojë goditje të madhe financiare dhe sportive.

Skuadra e Diego Simeone ka qenë shtyllë në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, duke marrë pjesë në turne për shtatë sezone me radhë.

Ata së fundmi kanë harxhuar 500 milionë euro dhe mirëqenia e tyre do të varet nga Evropa.

Edhe pse ata e kanë eliminuar Liverpoolin për t’u kualifikuar në çerekfinalen e garës, Atletico në kampionatet ka mbetur prapa.

Në kampionat kanë mbetur edhe 11 ndeshje dhe janë në dispozicion edhe 33 pikë.

Ata janë në vendin e gjashtë, ndërsa Getafe është e pesta. /Telegrafi/

Exit mobile version