Një këngëtare e xhirimeve në YouTube, e cila pretendon se asaj i është thënë të vrasë veten nga talljet, ka bërë një video emocionale ku godet torturuesit e saj.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Sacha Davies nga Wales, e cila thotë se ajo filloi të ngacmohet pasi krijoi një kanal në YouTube duke shfaqur talentin e saj të këndimit dhe duke bërë të ditur planet e saj për “Britain’s Got Talent”.
Katërmbëdhjetëvjeçarja ka fituar pothuajse 10,000 përcjellës në dy vjet – por pretendon se edhe mësuesit bëjnë shaka me kanalin e saj.
Ajo bëri një video emocionale prej 10 minutash që përshkruan atë që ajo kalon, por pohon se i është thënë nga shkolla që ta largojë atë. E shkolla e saj nuk ka pranuar të komentojë.
Në video, Sacha e përlotur ndër tjerash thotë: “Nuk e di pse më ngacmojnë për këtë”.
“Unë vetëm po përpiqem të bëj diçka që unë dua të bëj dhe unë jam duke u gjykuar për këtë”. /Telegrafi/