LAJMI I FUNDIT:

Ass.dr.sci. Emine Devolli – Disha, Spec.Radio-onkologe & ultrasoniste

Ass.dr.sci. Emine Devolli – Disha, Spec.Radio-onkologe & ultrasoniste

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Ass.dr.sci.Emine Devolli – Disha,
Spec. Radio-onkologe & ultrasoniste

tel. 044 193-445



Jam 22 vjeçare, para një viti kam bërë një ultrazë me sondë 7.5 Mhz të gjinjve, pasi me palpitacion në aksillen e majtë, kam vërejtur një gjëndër.
Ekzaminimi klinik: Gjinjtë janë mirë të zhvilluar, mamillat dhe regjionet areomamillare pa ndryshime patologjike. Në palpitacion nuk preket ndonjë formacion patologjik. Statusi nodal negativ.
Uz i gjinjve me sondë 7.5 MHz; në të dy gjinjtë vërehet parenkima gjëndërore mirë e zhvilluar, lezione fokale nuk vërehen, në dy aksillat vërehet nga një gjëndër reaktive me madhësi 1.0 cmx0.6cm
Doktoreshë, unë ende i kam këto gjëndra? A duhet t’i mbaj nën kontroll, çfarë duhet të bëj? Kam frikë sepse nëna ime sapo është diagnostikuar me karcinomë të gjirit IDC.
Ju faleminderit, pres përgjigjen.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Sipas përshkrimit të ekzaminimit klinik dhe ultrazërit, nuk keni pasur ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por meqenëse nëna juaj është diagnostikuar me kancer të gjirit, ju kisha rekomanduar që një herë në muaj ta bëni vetkontrollimin e gjinjve dhe së paku njëherë në vit ta bëni ultrazërin e tyre.


Përshëndetje. Jam 57 vjeçare. Në ultrazërin e bërë të gjinjve në Prizren, është verifikuar se në gjirin e djathtë retromamillar, vërehet një duktektazi, ndërsa në mamografi është konstatuar se në gjirin e djathtë retromamillar vërehet një kalcifikat oval që i përgjigjet nekrozës lipoide beninje.
Në QKUK, në Prishtinë dhe kam bërë një mamografi dhe është konstatuar se nuk vërehen masa solide në gjinj apo mikrokalcifikate të natyrës malinje.
Retromamillar në gjirin e djathtë vërehet kalcifikati oval pa ndryshime krahasuar në mamografinë e parë (para një viti). Klasifikimi BIRADS 2,
Të bëhet kontrolli me UZ pas 6 muajve.
Jam pak ca e shqetësuar, ju pyes e nderuara doktoreshë, nëse më preferoni ndonjë analizë shtesë, sepse kam edhe ngapak dhimbje të gjirit të djathtë, të krahut gjithashtu dhe pjesa subklavikulare dhe mbiklavikulare ana e djathtë. Kur e ngrisë dorën e djathtë lartë më futet brenda thimthi i gjirit, unë i kam gjenetikisht të futura brenda thimthat e gjirit, por tani e djathta është më e shprehur.
Pres përgjigjen nga ju.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Sipas përshkrimit tuaj, i keni bërë të gjitha ekzaminimet të cilat rekomandohen. Ju kisha këshilluar që vetkontrollimin e gjinjve ta bëni një herë në muaj, ultrazërin e gjinjve çdo 6 muaj dhe mamografinë 1 herë në vit. Dhimbja që keni në krahun e djathtë mund të jetë me natyrë reumatike, kështuqë mund ta konsultoni fiziatrin apo reumatologun.


Përshëndetje Dr. Emine. Babai(74 vjeç) ka pas një intervenim në hundë në vitin 2011, filloi t’i hapet një pjesë e hundës si pasojë e një sëmundje të lëkurës. E bëri operimin e parë, por pastaj në pjesën ku është intervenuar dhe është marrë mishi nga një pjesë tjetër, filloi t’i tkurret dhe t’i shtrembërohet hunda. E bëri edhe intervenimin e dytë. Në të dy herët kur është bërë biopsia, rezultatet kanë dalë mirë, por pas intervenimit të dytë, pjesa e prerë mishit që është mbushë, filloi të tretet krejt dhe tani atë pjesë e ka të hapur, por gjithmonë duke e mbuluar. Doktori që e ka operuar më tha se tani më kirurgjia nuk mund të bëjë gjë, pasi që po i tretet masa e mishit dhe kjo vetëm sa po vjen e po hapet. Më sugjeroi që ta rrezatojmë që mos të hapet më tutje, sepse secilën here po vjen e po hapet në drejtim të syve.
Çka më sugjeroni ju, me rrezatim a do ketë stopim të hapjes?

Faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Trajtimi me rrezatim i lëkurës bëhet vetëm në raste kur me analizë histopatologjike vërtetohet se kemi të bëjmë me kancer. Andaj, ju rekomandojë ta sillni babanë në Institutin Onkologjik, ku punoj çdo ditë, ta shohim si e ka gjendjen dhe të vendosim për trajtim të mëtutjeshëm.


Jam 20 vjeçare, e martuar. Që nga fillimi i këtij viti, në gjinj më janë formuar disa gjëndra, janë paksa më të fryra dhe kam dhimbje të shumta. Gjithashtu, në pjesën e kraharorit, më janë shfaqur damarë jeshil të errët.
Ju lutem, më jepni një sugjerim se çfarë mund të jetë ose nga çfarë vijnë këto simptoma. A duhet të shqetësohem apo thjeshtë janë gjëra të moshës. Faleminderit, pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Ndërrimet në gjinj që paraqiten tek ju, mund të jenë me natyrë hormonale, ku para ciklit menstrual për shkak të veprimit të hormoneve, vjen te fryrja dhe dhimbja e gjinjve. Për ta larguar shqetësimin, ju rekomandoj të bëni një ultrazë të gjinjve, që të vërehet se gjëndrat që i prekni, a janë pjesë e parenkimës gjëndërore të gjinjve, janë ndërrime cistike apo solide që duhet operuar apo mbajtur nën kontroll.


Që kur kisha 16 vjet më është paraqitur një masë në gji dhe kam pasur herë pas here dhimbje të vogla. Tash jam 21 vjeçare. Nuk jam ekzaminuar asnjëherë, por kam vërejtur që disa ditë para ciklit menstrual më zmadhohet ajo masë, e cila përcillet me dhimbje (kam problem për të fjetur në atë krah) dhe pastaj disa ditë pas ciklit, sërish zvogëlohet dhe dhimbja më largohet. Momentalisht pas ciklit kam dhimbje më të mëdha se zakonisht (nuk e di nëse janë të ndikuara edhe nga stresi e frika që po më shkakton).
Ju lutem, më tregoni nëse mund të jetë diçka serioze
Pres përgjigjen tuaj. Çdo të mirë.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Për të caktuar diagnozën duhet të bëni së pari ultrazërin e gjinjve. Me ultrazë do të përcaktohet masa që prekni, a është pjesë e parenkimës gjëndërore apo është ndonjë ndërrim beninj ”fibroadenom”, e cila para ciklit menstrual nën veprimin e hormoneve duket se zmadhohet, kurse pas përfundimit të ciklit menstrual duket se është zvogëluar. Këto ndërrime beninje zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Andaj mos hezitoni, bëni ultrazërin e gjinjve dhe çdo gjë do të sqarohet.


Kohë më parë, në gjirin e djathtë, vërejta një gjender (ashtu po e quaj unë) dhe po atë ditë isha në vizitë te gjinekolugu i cili më bëri një EKO të gjirit dhe ky është përshkrimi: Lëkura, nënlëkura pa ndryshime, parenkima gjëndërore me ndryshime të vogla fibrocistike në gjirin e djathtë në kuadrantin e sipërm të jashtëm formacion cistik me mure të rregullta 40x28mm, axillat e lira. Të punktohet për analizë citologjike.
Të nesërmen isha për punktim dhe rezultati është ky: Janë fituar 20cc likid i trashë me ngjyrë të verdhë, i turbullt.
Në strishot e ekzaminuara vihet re detritus, limfocide, makrofagë, qeliza kubike dhe ndonjë qelizë e rregullt duktale. Qeliza malinje në këto strisho nuk vihen re. Dukja citologjike i përket përmbajtjes së cistës benzine. Dg.Macrocystis.
Pastaj më është bërë edhe CA 15-3,U/ml. Rezultati 5.73. Gjinekologu më ka thëne se duhet të përcillet dhe vizita ime është pas tre muajve.
Dr. Unë jam në moshen 43 vjeçe, e martuar dhe kam një fëmijë dhe deri me tani nuk kam pasë ndonjë problem me gji.
Pasi që jam shumë e shqetësuar pres me padurim përgjigjen tuaj dhe a ka mundësi që këto cista benjine të kthehen në malinje. A ka diçka që unë mund të bëj përveç këtyre vizitave dhe tumormarkerët që do t’i bej një herë në vit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Sipas përshkrimit tuaj, ju e keni bërë ultrazërin e gjinjve, analizën citologjike, por për shkak të moshës ju kisha rekomanduar të bëni edhe mamografinë bilaterale e cila rekomandohet të bëhet prej moshës 40 vjeçare, pasiqë ultrazeri dhe mamografia janë metoda komplementare që e plotësonjë njëra-tjetrën.Tumor markeri Ca 15-3 rekomandohet të bëhet te pacientët që janë mjekuar nga kanceri i gjirit, sepse është indikator me përcjellë sëmundjen, e jo me e diagnostikuar. Ndërrimet cistike janë zakonisht ndërrime beninje që duhet të përcillen, andaj ju kisha rekomanduar t’i bëni kontrollet e rregullta, ultrazërin e gjinjve çdo 6 muaj, mamografinë një herë në vit.


Përshëndetje. Jam 29 vjeçe dhe prej 4 vjetësh jam bërë nënë. Nuk kam pasur probleme me gjirin ose të paktën deri më sot nuk kisha vënë re ndonjë shqetësim. Para një muaji vura re se në gjirin e djathtë kisha një gjëndër që në momentin që e shtypja, më jepte ndjesinë sikur më digjte. Bëra Echo dhe përgjigjja ishte si më poshtë:
Në gjirin e djathtë në zonën retroareolare, vihete re një formacion hypoekogen me ekomorfologji kistike, me dimensione 7.6*4.7mm. Në gjirin e majtë në kuadratin lateral inferior në drejtim të orës 4, vihet re një formacion hypoekogen, me ekomorfologji kistike, me dimensione 5.4*3.5mm. Në të dy axilat vërehet ndonjë limfonodul me qendër ekogene i karakterit reaktiv, pa adenopati të karakterit patologjik.
Realisht nuk e kam kuptuar përgjigjen e dhënë nga mjeku. Ajo që do të doja të dija është se nga se formohen dhe a janë të rrezikshëm? A mund të kurohen dhe çka është më e rëndësishmja, a mund të jenë këto shkak për një kancer të mëvonshëm?
Në pritje të përgjigjes suaj, punë të mbarë!

PËRGJIGJE:
E nderuar. Cistet e gjirit prekin rreth 7% të grave, paraqiten te gratë e çdo moshe, por janë më të shpeshta mes moshës 30 dhe 50 vjeç. Ato mund të zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimit të gjinjve me ultrazë ose i sëmuri mund të ketë shenja dhe simptome si nodus palpabil, dhimbje ose sekret nga gjiri. Ultrazëri është metodë diagnostike radiologjike pa rrezatim jonizues që e bënë diferencimin e ndërrimeve cistike prej atyre solide. Me ultrazë mund të vlerësohet forma e cistes, margjinat, ehotekstura, karakteristikat e pasme akustike, kalcifikimet, vaskularizimi, etj. Lezionet cistike mund të jenë: ciste të thjeshta, ciste të grupuara, ciste me septe të holla, ciste të komplikuara, ciste me mure të trashura dhe masa komplekse solide dhe cistike. Për cistet e thjeshta, të grupuara dhe cistet me septe të holla intervenimi kirurgjik nuk është i nevojshëm, por vetëm përcjellja vjetore me ultrazë. Cistet e komplikuara simptomatike duhet të përcjellën me ultrazë, punkcion citologjik dhe të trajtohen në bazë të simptomave klinike. Te rastet me masa cistike me mure të trashura dhe me masa komplekse solide dhe cistike, duhet të bëhet biopsia me konfirmim histopatologjik.
Pra, zonjë e nderuar, nuk është e mjaftueshme t’i themi pacientes vetëm se ka ciste, por duhet të përcaktohet lloji i cistes dhe në bazë të llojit të cistes të vendoset për evaluim të mëtutjeshëm, pra të përcjellët apo të operohet.


Përshëndetje doktoreshë, unë jam 23 vjeçe, një kohë të shkurtë kam pak dhimbje në gjirin e djathtë dhe është formuar një send, si të thuash, në formë të një topi të vogël, që si duket është shkaktare e dhimbjes. Unë nuk kam bërë ndonjë kontroll të veçantë.
Çfarë masash duhet të ndërmarr në këtë rast?
Ju faleminderit

PËRGJIGJE:
E nderuar. Për t’u sqaruar natyra e dhimbjes dhe nodusit në gjinj, duhet patjetër të bëni një ekzaminimi klinik të gjinjve, ekzaminim me ultrazë dhe sipas nevojës edhe FNA biopsi, andaj ju këshillojë të lajmëroheni te mjeku për sëmundje të gjirit që të vihet diagnoza e saktë.


Vajza ime 17 vjeçe, ka një problem. Maja e gjirit iu ka bërë varr, kam qenë te mjeku, më ka thënë me e ly me panthenol, por pa ndonjë sukses. Pastaj e kemi vizituar specialistin i cili na ka thënë se vajza ka çrregullim hormonal. E ka bërë skanimin e gjirit, mirë ka dalë, mirëpo unë jam e shqetësuar.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Ju këshilloj që të bëni një ultrazë të gjinjëve dhe një konsultim edhe me dermatologun.


Jam 40 vjeçe, grua e martuar, kam 3 fëmijë. Ka disa muaj që kam therje herë pas here në gjirin e majtë, para një muaji kam bërë Ekografi të gjinjve dhe është konstatuar se në ekoskenime të të dy gjinjve vërehen ndërrime displazike fibrocystike fillestare, ndërrime këto më të theksuara në gjirin e djathtë. Në kv. e sipërm lateral të gjirit të djathtë vërehen dy formacione cistike me dim.9 X 5mm dhe 5 X 4mm. Në gjirin e majtë nuk vërehen faza cystike.
Në regjionet aksillare vërehen gjëndra limfatike me pamje inflamatore kronike (me hillus) nga nj[ -dy sosh, djathtas me dim.14 X 8mm dhe 14 X 6mm, majtas nj[ me dim. 14 X 5mm
Jam duke përdorë Th./tbl. Evitol, por shumë shpesh po e kam krahun e majtë të mpirë.
Ju lutem, më tregoni a është serioze dhe a duhet të bëjë momografi.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Ju keni bërë ultrazërin e gjinjve, por meqenëse jeni në moshën 40 vjeçare kur edhe rreziku nga kanceri i gjirit është më i lart, atëherë patjetër rekomandohet të bëhet edhe mamografia bilaterale, meqenëse këto dy metoda janë komplementare dhe e plotësojnë njëra-tjetrën.


E nderuara doktoreshë. Jam nga Prishtina, 32 vjeçe, e martuar dhe kam dy fëmijë.
Herë pas here kam therje në gjirin e majtë, simptoma tjera nuk kam.
Pres mendimin tënd.
Faleminderit. Me respekt Z.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Therjet e kohëpaskohshme në gjinj mund të jenë të natyrës hormonale, por sidoqoftë jeni në moshën kur rekomandohet të bëhet një ekzaminim klinik dhe ultrazë.


Doktoreshë e nderuar, ka pesë vite që majën e gjirit të majtë e kam të futur brenda. Vazhdimisht kullon sekret me ngjyrë të bardhë, të cilit i vjen edhe era. Deri më tani nuk kam pasur dhimbje, mirëpo tash e sa ditë ka filluar të më dhemb nën sqetull dhe në kraharor. Më parë kam qenë te mjeku më 2007, kam bërë një analizë citologjike të gjirit dhe përshkrimi është ky: në shtrishon e ekzaminuar citologjike vërehen materiale proteinike, detritus qelizor, limfocite dhe monocite. Me atë rast kam marrë antibiotik amoxiclav 625mg dhe ciprinoll 500mg, mirëpo pa ndonjë përmirësim. Madje tanbi kam edhe dhimbje. Në muajin e dytë të këtij viti, kam bërë një UZ të gjirit dhe konstatimi është ky: Gjinjtë janë mirë të zhvilluar. Lëkura mbi gjinj është intakte. Komplekset areomamilare janë pa veçori patologjike. Parenkima e gjirit të majtë ka ulje të ekogjenitetit (ndryshime inflamatore-mastitisciricum scripta). Në aksillen e majtë janë konstatuar linfonodula të rritura (të karakterit inflamator). Indikohet analiza bakteriologjike e sekretit.
Doktoreshë, kërkoj mendimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Retrakcioni i mamilles (futja e majës së gjirit brenda), mund të jetë e lindur, por mund të jetë edhe si shenjë e parë klinike e procesit malinj, te tumoret e lokalizuara në regjionin retraoareolar.
Sekrecionin jashtë kohës së laktacionit mund ta shkakton: karcinoma, papilloma intraduktale, displazionet fibrocistike të gjirit si dhe zgjerimi i kanaleve laktifere.
Sekrecioni nga gjiri mund të jetë me ngjyrë të bardhë, të tejdukshme, të verdhë, të gjelbër dhe të kuqe. Sekrecioni me ngjyre të bardhë nga disa duktuse jashtë periudhës së laktacionit mund të paraqitet si pasojë e rritjes së sekrecionit të hormonit të prolaktines, hipofunkcionit të gjëndres tiroide, që vërtetohet me bërjen e analizës së prolaktines, dhe T3, T4, TSH. Pastaj barnat prej grupit të klorpromazines, qetësuesit si dhe barnat kontraceptive, poashtu mund të shkaktojnë sekret nga gjiri, i cili ndërpritet me ndërprerjen e barnave.
Te kanceri i gjirit sekreti është zakonisht me ngjyrë të kuqe, por mund të jetë edhe i tejdukshëm. Sekrecioni nga gjiri mund të jetë spontan ose në presion te 10-20% e pacienteve me kancer të gjirit. Andaj, rekomandohet të bëhet ekzaminimi klinik, ultrazëri, galaktografia, ekzaminimi citologjik i sekretit, ekzaminimi bakteriologjik me antibiogram, analizat hormonale, prolaktina, T3, T4, TSH dhe të përcaktohet a duhet të bëhet intervenimi kirurgjik me analizë histopatologjike.


Jam 18 vjeçare, qe një kohë kam dhimbje të gjirit të djathtë. Dhimbjet shfaqen prej majës së gjirit dhe vazhdojnë deri tek mesi i gjirit. Nuk shfaqen para ciklit ose pas, pothuajse gjatë gjithë muajit kjo dhimbje shfaqet.

PËRGJIGJE:
Zonjushë e nderuar. Dhimbja në gjinj është një ndër simptomat më të shpeshta që lajmërohet te gratë. Ajo mund të jetë ciklike që paraqitet si pasojë e çrregullimeve të vogla hormonale që zakonisht normalizohen në mënyrë spontane. Dhimbja në gjinj mund të jetë edhe me origjinë neurologjike, sidomos kur përhapen kah krahu dhe dora që paraqiten për shkak të ndërrimeve degjenerative në pjesën cervikale të boshtit kurrizor që kërkon konsultimin e neurologut dhe ftiziatrit. Dhimbja në gjinj paraqitet shumë rrallë si pasojë e karcinomit.
Dhimbja në gjinj që duhet të merret si problem serioz dhe kërkon ekzaminim detal është në këto raste:
* Dhimbja që paraqitet te lëndimet e gjirit, që përcjellet me mavijosje të gjirit.
Dhimbja që paraqitet si pasojë e mastitit (inflamacionit të parenhimit gjëndëror).
* Kur përveç dhimbjes konstatohet se ka edhe gjëndër në gjinj.
Kur dhimbja paraqitet në regjionin e cisteve të mëdha, është e nevojshme të bëhet citopunkcioni që sjell te largimi i dhimbjes.
Edhepse jeni në moshë të re, ju rekomandoj të bëni një ekzaminim klinik dhe ultrazë, që të vërtetohet natyra e dhimbjes suaj, te mjeku që merret me problemet e gjirit.


Ju përshëndes Zonjë e nderuar. Unë jam laborant teknik i kimisë dhe më intereson të di, pse kanceri i sulmon të gjitha organet e trupit, kurse nuk njihet në historinë e mjekësisë se ka sulmuar zemrën ndonjëherë.
Ju përshëndes dhe pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Tumoret mund të paraqiten në çdo organ, e poashtu edhe në zemër. Tumoret e zemrës janë relativisht të rralla, mund të jenë primare që janë të ralla (0.0017- 0.28%) dhe sekundare që janë më të shpeshta (5-6%), dhe atë më së shpeshti në zemër japin metastaza: melanoma malinje, karcinoma e bronkeve, gjirit, sarkomat, limfomat, leukozat, etj.
Tumoret beninje të zemrës janë më të shpeshta (75%) se ato malinje (25%). Tumoret beninje të zemrës janë: miksoma, rabdomioma, hemangioma, fibroma, lipoma, limfoma, etj, tumoret malinje janë rabdomiosarkoma, leomiosarkoma, angiosarkoma, liposarkoma, teratoma malinje, fibrosarkoma etj. Tumoret e zemrës një kohë të gjatë janë asimptomatike, derisa të arrijnë përmasa të mëdha, që me madhësinë e tyre ta komprometojnë qarkullimin e gjakut nëpër atrium apo ventrikul ose nëpër enë të mëdha të gjakut . Në këtë fazë mund të shfaqen simptomat dhe shenjat e sëmundjes së zemrës.


Jam 40 vjeçe, grua e martuar, kam 3 fëmijë. Ka disa muaj që kam therje herë pas here në gjirin e majtë, para një muaji kam bërë Ekografi të gjinjve dhe është konstatuar se në ekoskenime të të dy gjinjve vërehen ndërrime displazike fibrocystike fillestare, ndërrime këto më të theksuara në gjirin e djathtë. Në kv. e sipërm lateral të gjirit të djathtë vërehen dy formacione cistike me dim.9 X 5mm dhe 5 X 4mm. Në gjirin e majtë nuk vërehen faza cystike. Në regjionet aksillare vërehen gjëndra limfatike me pamje inflamatore kronike (me hillus) nga nj[ -dy sosh, djathtas me dim.14 X 8mm dhe 14 X 6mm, majtas nj[ me dim. 14 X 5mm. Jam duke përdorë Th./tbl. Evitol, por shumë shpesh po e kam krahun e majtë të mpirë. Ju lutem, më tregoni a është serioze dhe a duhet të bëjë momografi.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Ju keni bërë ultrazërin e gjinjve, por meqenëse jeni në moshën 40 vjeçare kur edhe rreziku nga kanceri i gjirit është më i lart, atëherë patjetër rekomandohet të bëhet edhe mamografia bilaterale, meqenëse këto dy metoda janë komplementare dhe e plotësojnë njëra-tjetrën.


E nderuara doktoreshë. Jam nga Prishtina, 32 vjeçe, e martuar dhe kam dy fëmijë. Herë pas here kam therje në gjirin e majtë, simptoma tjera nuk kam. Pres mendimin tënd.
Faleminderit. Me respekt Z.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Therjet e kohëpaskohshme në gjinj mund të jenë të natyrës hormonale, por sidoqoftë jeni në moshën kur rekomandohet të bëhet një ekzaminim klinik dhe ultrazë.


Përshëndetje doktoresha Emine! Kam tumefakt, i cili perziston pas terapisë së ordinuar. Në palpim një masë ovale e madhësisë së grurit me disa formacione përreth saj. Të tjerat p.v. më të vogla përreth. Mjeku në vizitë thotë se duhet patjetër të bëhet intervenimi kirurgjik. Desha të di edhe nga ju, a duhet operuar dhe sa është e rrezikshme kjo?
Paraprakisht faleminderit!

PËRGJIGJE:
E nderuar. Nuk më keni treguar sa vjeçare jeni, qe sa kohë e keni tumefaktin në gjinj, dhe çfarë terapie keni përdorur, andaj në bazë të këtyre të dhënave nuk mund të di a keni nevojë për intervenim kirurgjik. Por, sidoqoftë ju këshilloj të lajmëroheni që t’ju bëj një kontroll dhe një ekzaminim me ultrazë, atëherë mund t’ju jap mendimin tim.


Përshëndetje doktoreshë, unë jam 23 vjeçe, një kohë të shkurtë kam pak dhimbje në gjirin e djathtë dhe është formuar një send, si të thuash, në formë të një topi të vogël, që si duket është shkaktare e dhimbjes. Unë nuk kam bërë ndonjë kontroll të veçantë. Çfarë masash duhet të ndërmarr në këtë rast?
Ju faleminderit

PËRGJIGJE:
E nderuar. Për t’u sqaruar natyra e dhimbjes dhe nodusit në gjinj, duhet patjetër të bëni një ekzaminimi klinik të gjinjve, ekzaminim me ultrazë dhe sipas nevojës edhe FNA biopsi, andaj ju këshillojë të lajmëroheni te mjeku për sëmundje të gjirit që të vihet diagnoza e saktë.


Jam 31 vjeçare dhe kam një fëmijë 19 muajsh, të cilin ende e ushqej me gji, mirëpo qe dy ditë kam vërejt se në pjesën e poshtme të gjirit e kam një si kokërr, disi më e gjerë, si dhe kur e preki kam dhimbje në të. A mund të jetë diçka më shumë apo vetëm ndoshta është ndonjë lëndim. Faleminderit nga Linda.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Zonja Linda. Nuk na keni treguar se përveç dhimbjes a keni vërejtur edhe skuqje të asaj pjese të gjirit ku e keni vërejtur kokrrën, sepse në fazën e laktacionit d.m.th. kur e kemi fëmijën në gjinj janë të shpeshta mastitet d.m.th pezmatimet e gjëndrës së gjirit të cilën duhet mjekuar. Shpeshherë kokrra në gjinj mund të jetë ndonjë cist apo fibroadenom apo diç tjetër, që duhet vërtetuar, andaj ju kisha rekomanduar patjetër ta vizitoni specialistin përkatës, radio-onkologun, që të bëni një vizitë dhe ultrazë të gjinjve që të vërtetohet natyra e kokrrës që e keni vërejtur.


Jam 50 vjeçare, nënë e një fëmije 5 vjeç. Laktacioni ka zgjatur për 2 vjet. Kohët e fundit kam dhimbje (therje) nga nënsqetulla deri tek qendra e gjirit. Ende nuk kam bërë asnjë test apo echo. A mund të më tregoni se çka mund të jetë kjo, apo cilat teste të bëhen.
Ju faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Mosha e juaj është mosha kur më së shpeshti na lajmërohen ndërrimet malinje. Andaj, sa më parë duhet të lajmëroheni te specialisti përkatës që të bëni një ekzaminim klinik të gjinjve, ultrazë dhe mamografi.


A e shton rrezikun e sëmurjes nga kanceri trajtimi hormonal kundër vështirësive gjatë, ose pas menopauzës?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuara zonjë. Përdorimi i terapisë plotësuese hormonale, sidomos të kombinuar estrogjen progesteron për t’i evituar pengesat që lajmërohen gjatë menopauzës, sipas disa studimeve e rrisin rrezikun nga kanceri i gjirit për 30%. Kështu që rekomandohet që gjatë marrjes së terapisë plotësuese hormonale të bëhen kontrollet e rregullta të gjinjve me ultrazë çdo 6 muaj, kurse me mamografi njëherë në vit.


Jam 55 vjeçare, nga gjiri i djathtë kam kullim me ngjyrë të mbyllët.
Çfarë duhet bërë?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Jeni në një moshë kur rekomandohen kontrollet e rregullta të gjinjve pasi që rreziku i lajmërimit të kancerit të gjirit në këtë moshë është mbi 70%, andaj patjetër duhet të lajmëroheni te mjeku përkatës ku duhet të bëni ultrazë të gjinjve, galaktografinë, analizën citologjike të sekretit nga gjiri i djathtë, analizën bakteriologjike të sekretit nga gjiri i djathtë me antibiogram, analizat hormonale: prolaktinen, T3, T4, TSH.


Përshëndetje Dr.Emine. Jam tepër e shqetësuar. Në mamogramet native biletarale në dy projeksione vërehet redukim i lehtë i indit gjëndëror dhe i zëvendësuar me atë dhjamor në krahasim me moshën, thuhet në raportin e radiologut.

Në gjirin e djathtë, në pjesën e poshtme detektohet hije me kontura relativisht të rregullta dhe madhësi rreth cca 22x24mm. që i përgjigjet fibroadenomes, por në dg.diff.edhe formacionit kistik me likid.

Në gjirin e majtë nuk vërehen hije në kuptim të ndonjë mase solide. Mikro-kalcifikate nuk detektohen në asnjërin gji. Mamillat nuk janë te retrahuara. Në inspekcion gjinjtë janë hipo-volemik, pa ndryshime tjera eventuale patologjike.

Disa mjekë më udhëzojnë të operohem e disa më thonë se nuk kam nevojë, sepse nuk është diçka shqetësuese.

Pres përgjigjen tuaj me padurim.

 PËRGJIGJE:

Zonjë e nderuar! Ju kisha këshilluar të bëni një ultrazë të gjinjve, që të vërehet a kemi të bëjmë me cist, apo masë solide, të bëhet FNA biopsia dhe të vendoset a duhet bërë operacion ndërrimin në gjinj apo duhet mbajtur nën kontroll.


Përshëndetje doktoreshë. Para ca ditësh bëra një mamografi dhe më doli se në gjirin e majtë kisha kalcifikime beninje, por më thanë se nuk ishin asgjë. Mund të më thoni nëse janë të rrezikshme?
PËRGJIGJE:
Zonje e nderuar. Kalcifikimet beninje ose makrokalcifikatet janë depozite të kripërave të kalciumit në kanalet duktale të cilat mund të paraqiten te kalcifikimi i fibroadenomave dhe quhen “pop corn”, si dhe mund të paraqiten te moshat e vjetra si pasojë e traumave apo inflamacionit të mëparshëm. Makrokalcifikatet janë ndërrime të shpeshta, sidomos te gratë mbi moshën 50 vjeçe.


A ka mundësi që në moshën 18 vjeçe si jam unë me pas probleme me gji: po kam dhembje edhe këto dhembje ma kanë përfshi edhe krahun, dmth kam dhembje në gjirin e majtë dhe krahun e majtë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Nora. Dhimbja në gjinj është simptoma me i shpeshtë që lajmërohet te gratë. Dhimbjet që lajmërohen para ciklit menstrual dhe kalojnë me ardhjen e ciklit nuk paraqesin ndonjë sinjal për gjendje të rrezikshme në gjinj. Arsyeja e këtyre dhimbjeve janë rregullimet e vogla hormonale që shumë shpesh normalizohen spontanisht. Dhimbja që përhapet në krah ose në regjionin e parakrahut janë zakonisht me origjinë neurologjike që janë shpesh të lidhura me ndërrime degjenerative të pjesës cervikale të qafës, andaj ju kisha këshilluar të konsultoheni me neurologun dhe fiziatrin.


Përshëndetje. Jam një nënë e re 24 vjeçare dhe kam lind qe 6 muaj një vajzë, mirëpo vajza nuk e mori gjirin dhe desha të ju pyes se unë çdoherë kam pas gjinj mesatar. Tani, njëri më është zvogëluar pak më shumë se tjetri. Vajza vetëm gjirin e djathtë e ka marrë nga pak, ndërsa tjetrin, jo. A është diçka serioze dhe a duhet me u lajmërua te mjeku, megjithëse nuk kam dhimbje. Ju flm për mirëkuptim, pres përgjigje nga ju.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nuk keni arsye për t’u brengosur, sepse te shumica e grave është fiziologjike që njëri gji të jetë pak më i madh se tjetri, por gabimet që i bëjnë shumica e nënave është se gjatë gjidhënies ia japin fëmijës me tepër njërin gji që ndikon që ai të rritet më shumë, andaj duhet të ushqejmë fëmijën me të dy gjinjtë.


Jam 30 vjeçe, para 5 ditëve kam vërejt një gjëndër në gjirin e majtë. Një ditë para ciklit menstrual, kisha dhimbje në gjoks, por dhimbje në gjoks kam çdo herë para ciklit. Tani dhimbja më ka kaluar, por nganjëherë po kam pak dhimbje në gji, gjëndra është e njëjtë,  por ndonjë ndryshim në madhësi ose formë të gjirit nuk po vërej!

Ju lutem, nëse keni mundësi, më jepni ndonjë sqarim?

Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:

Zonjë e nderuar. Pavarësisht nga mosha, çdo ndërrim që lajmërohet në gjinj, duhet të  përcaktohet se çka është, a është pjesë e indit gjëndëror të gjirit, apo kemi të bëjmë me ndërrim beninj apo malinj. Andaj, ju rekomandoj që të lajmëroheni sa më parë te mjeku për sëmundje të gjirit, të bëni një ultrazë të gjinjve, që të përcaktohet për çka është fjala, a është ndërrim që duhet mbajtur nën kontroll (ciste) apo duhet operuar.


Përshëndetje. Jam një grua 28 vjeçe, nën sqetullën e majtë kam një gjëndër, prej moshës 23 vjeçe( e pamartuar, atëherë). Në qershor të vitit 2007 kam bërë një ekzaminim ultrasonografik në Kosovë, me këto të dhëna: “Paremkimi i gjirit të majtë në 1/4 e sipërme dhe laterale aty ku fillon fosa aksillare haset një proces lokal me ndërtim kryesisht homogjen me madhësi rreth 35 me 22 mm, i vendosur rreth 4 mm nga sipërfaqja e lëkurës, mirë e kufizuar. Gjatë analizës me Color Doppler brenda këtij procesi, haset një vaskularizim, IR=0,56.
Përfundimi: Ndryshimi i përshkruar në gjirin e majtë shkon në favor të proceseve beninje, më parë fibroadenomes, por në diferencim mund të vjen edhe një kompleks i nyjes limfatike regjionale.”  Në bazë të kësaj, më thanë që është mirë që kjo gjëndër të largohet me operacion. Edhe pse nuk është në rrezik, por duhet të largohet. Gjithashtu kam qenë edhe në Shkup, këtu vetëm me anë të prekjes së gjëndrës më thanë se ka të bëjë me nyjet limfatike, dhe më udhëzuan për operacion. Tash jam nënë e dy fëmijëve. Doktoreshë, çka më udhëzoni? Ju falënderoj shumë për gjithçka që bëni.
Me respekt të veçantë nga Tetova.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Edhepse këtë ndryshim e keni qe 5 vite që sipas përshkrimit tuaj nuk tregon për ndonjë ndërrim malinj, mendoj se një ndryshim me atë madhësi prej 35mm x 22mm është më mirë të largohet.


Jam 25 vjeçare dhe kam fibroadenoma në të dy gjinjtë. Doktoreshë, a do të më shkaktojnë probleme nëse mbetem shtatzënë, dhe a duhet hequr domosdo me ndërhyrje kirurgjike?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Fibroadenomat janë ndërrime beninje që mund të lajmërohen në të dy gjinjtë, zakonisht lajmërohen te moshat e reja, nën moshën 30 vjeçare. Mund të jenë intraduktale d.m.th gjenden brenda kanalit duktal, ose periduktale që gjenden përreth kanalit duktal. Fibroadenomat zakonisht e rrisin madhësinë para ciklit menstrual dhe gjatë shtatzënisë, sepse reagojnë në stimulim hormonal, pas menopauzës zvogëlohen. Diagnoza vihet me ekzaminim klinik, ultrazë dhe biopsi. Mjekimi bëhet me intervenim kirurgjik. Te gratë deri në moshën 25 vjeçare, fibroadenomat me madhësi deri 1.0cm përcillen me ultrazë çdo 3 deri 6 muaj, por paraprakisht duhet të bëhet ekzaminimi citologjik, FNA biopsia. Fibroadenomat mbi 1.0cm duhet të operohen, edhepse rrallë herë ndodh të lajmërohet në fibroadenom karcinoma duktale dhe lobulare in situ.


E nderuara Zonjë. Katër vite më parë në një klinikë të Prishtinës, gruaja ime është diagnostikuar me një tumor në gjirin e djathtë. Është trajtuar me terapi hormonale. Ajo është e moshës 30 vjeçare. Prej asaj kohe jemi të rregullt në vizita dhe konsulta mjekësore te dy mjekë në Prishtinë. Për të hjekur dyshimin kemi bërë edhe mamografinë në QKUK, megjithë kundërshtimin e stafit mjekësor për shkak të moshës së re. Pasi që i kanë shikuar rezultatet, mjekët na kanë thënë që nuk ka indikacione për një tumor malinj. Në të gjitha ekzaminimet e bëra deri tani na është thënë se nuk vërehen ndryshime, respektivisht rritje e tumorit. Mirëpo, është shqetësuese se gruas (posaçërisht gjatë ciklit menstrual i cili po ashtu është herë-herë i çrregulluar) po i shfaqet dhimbje në krahun e djathtë, përfshi edhe nënsqetullën, në raste të rralla që përshkon edhe shpinën. Mjekët na kanë thënë se këto dhimbje janë normale të shfaqen. Megjithatë, unë kam shqetësim të madh në mos këto dhimbje paralajmërojnë diçka më të rrezikshme.

Ju lutem, më këshilloni dhe më rekomandoni çka duhet të veproj tutje.

Me një falënderim të veçantë, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:

I nderuar. Çdo ndryshim që preket në gjinj, duhet së pari, të bëhet ekzaminimi klinik, pastaj ultrazëri i gjinjve që të vërtetohet se a kemi të bëjmë me ndërrim solid apo cistik, e sipas nevojës edhe mamografia dhe FNA biopsia apo biopsia që të vërtetohet  se a është tumor beninj apo malinj.


Përshëndetje e nderuar. Dhjetë ditë para mujoreve fillon gjiri i majtë me dhimbje,  sidomos në pjesën e nënsqetullës dhimbja nuk ndërpritet as ditëve vijuese, por është më  e lehtë kur e preki me dorë. Nuk mund të vërejë se kam ndonjë kokërr, por jam  e  merakosur se mos mund të më shfaqet ndonjë seriozitet.

Pres këshillën tuaj, me respekt.

PËRGJIGJE:

E nderuar. Gratë shumë shpesh ankojnë në dhimbje të gjinjve ose ndjeshmëri të gjinjve para ciklit menstrual që paraqiten për shkak të oscilimeve hormonale dhe stresit. Edhepse në shumicën e rasteve dhimbje në gjinj nuk është shenjë e kancerit të gjirit, në raste të rralla mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, andaj ju rekomandoj që patjetër të bëni një vizitë te mjeku përkatës, ekzaminim klinik, ultrazë të gjinjve e varësisht prej moshës edhe mamografia, që të vërtetohet arsyeja e dhimbjeve tuaja.


Jam 32 vjeç, kam dhimbje në gjirin e majtë përpara periodave. Si mund të mjekohet? Tubat i kam të mbyllur, periodat të rregullta. Faleminderit për ndihmën ndaj grave të painformuara.

PËRGJIGJE:
Zonje e nderuar. Ju falënderoj për pyetjen tuaj lidhur me dhimbjen në gjinj. Dhimbjet para ciklit menstrual lajmërohen te shumica e grave dhe janë si rezultat i rritjes së nivelit të hormonit estrogjen para ciklit menstrual. Këto dhimbje mund të zgjasin deri kur ju ndërpritet cikli menstrual, pra deri në menopauzë.
Ja disa këshilla se si mund t’ju lehtësohet dhimbja: vishni jelek të rehatshëm, zvogëloni pirjen e kafes, çajit, coca-cola dhe çokolatës, mos pini duhan, vëni lecka të ftohta në gjinj. Por, sidoqoftë, jeni në moshë kur duhet të bëni një ekzaminim klinik dhe ultrazë të gjinjve andaj ju rekomandoj të lajmëroheni të specialisti radio-onkologu.


Jam 31 vjeçare dhe kam një fëmijë 19 muajsh, të cilin ende e ushqej me gji, mirëpo qe dy ditë kam vërejt se në pjesën e poshtme të gjirit e kam një si kokërr, disi më e gjerë, si dhe kur e preki kam dhimbje në të. A mund të jetë diçka më shumë apo vetëm ndoshta është ndonjë lëndim. Faleminderit nga Linda.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Zonja Linda. Nuk na keni treguar se përveç dhimbjes a keni vërejtur edhe skuqje të asaj pjese të gjirit ku e keni vërejtur kokrrën, sepse në fazën e laktacionit d.m.th. kur e kemi fëmijën në gjinj janë të shpeshta mastitet d.m.th pezmatimet e gjëndrës së gjirit të cilën duhet mjekuar. Shpeshherë kokrra në gjinj mund të jetë ndonjë cist apo fibroadenom apo diç tjetër, që duhet vërtetuar, andaj ju kisha rekomanduar patjetër ta vizitoni specialistin përkatës, radio-onkologun, që të bëni një vizitë dhe ultrazë të gjinjve që të vërtetohet natyra e kokrrës që e keni vërejtur.


Jam 50 vjeçare, nënë e një fëmije 5 vjeç. Laktacioni ka zgjatur për 2 vjet. Kohët e fundit kam dhimbje (therje) nga nënsqetulla deri tek qendra e gjirit. Ende nuk kam bërë asnjë test apo echo. A mund të më tregoni se çka mund të jetë kjo, apo cilat teste të bëhen.
Ju faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar. Mosha e juaj është mosha kur më së shpeshti na lajmërohen ndërrimet malinje. Andaj, sa më parë duhet të lajmëroheni te specialisti përkatës që të bëni një ekzaminim klinik të gjinjve, ultrazë dhe mamografi.


Përshëndetje, jam Arta, në gjirin e majtë kam një gjëndër në pjesën e djathtë. Kam bërë një kontroll te një mjek, mirëpo asgjë nuk më ka ndihmuar as pas përdorimit të antibiotikëve. Tani më thanë të bëj një echografi, porse kam frikë.
Jam 27 vjeçe. Doktoreshë, më këshillo, ç’të bëj?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Ultrazëri i gjinjve është metodë diagnostike radiologjike pa rrezatim jonizues, ku diferencohen qartë ndërrimet solide prej ndërrimeve cistike, si dhe ultrazëri është metodë diagnostike e cila preferohet si metodë primare te moshat e reja kur parenkima gjëndërore e gjirit është i dendur. Kështu që ju rekomandojë që sa më parë ta bëni ultrazërin e gjinjve, që të vërehet se a keni ndërrim solid apo cistik, a është diçka që duhet operuar apo mbajtur nën kontroll.


Jam 53 vjeçe, ndej një dhimbje të lehtë në gjinj. Vizitova mjekun dhe ai më udhëzoi të bëj një mamografi. E bëra dhe mjeku më tha se duhet të bëj edhe një vizitë shtesë.
Të dhënat nga mmografia skrenuese:
Ekzaminimi klinik – CBE: gjinjtë të zhvilluar, statusi nodal negativ, kompleksi areolomamillar pa ndryshime.
Mamografia bilaterale: Realizohet mamografia bilaterale në dy projekcione, MLO dhe CC.
Gjinjtë me densitet të shtuar dhe ind fibroglandular të shpërdarë jo konform moshës.
Në L/CC retromamillar vëreht distorcion arkitektonik pa lesion përcjellëse dhe mikrokalcifikime përcjellëse, ndryshim që kërkon evaluim shtesë.
Aksillat e lira
Indikohet ekzaminim qëllimor shtesë nën magnific vieë për evaluim të ndryshimit.
ACR tyme 2
BI – RADSA category 0
Ju lutem, pres mendimin tuaj, doktoreshë.

PËRGJIGJE:
E nderuar
Vështirë është prej përshkrimit, që e keni dërgu me dhanë mendimin tim. Mendimin mund te ju jap pasi të ju bëjë një ekzaminim klinik, ultrazë të gjinjëve, pas leximit të mamografisë që e keni bërë, atëherë mund te vërejë, se nese keni ndonjë lezion të dyshimtë atëherë duhet bërë edhe mamografin me zmadhim.


Përshëndetje e nderuara Dr.Emine. Shoqja ime, 43 vjeçe, ka një problem në gjirin e djathtë qe tre vjet, por nga frika nuk është vizituar te mjeku. Tani ka bërë një sonomamografi. Të dhënat janë këto: në të dy gjinjtë, lëkura, nënlëkura dhe indi dhjamor: me ndërtim karakteristik sonografik, pa ndryshime sono-patologjike.
Parenkima e gjirit të majtë: me ndërtim karakteristik pa ndryshime sono-patologjike që mund të vihen në dukje.
Parenkima e gjirit të djathtë: nën areola mammae hasen struktura jo karakteristike, karakteristikat sonografike të të cilave i përgjigjen kategorizimit BIRADS 4. Në drejtim të orës 7 haset një proces lokal, madhësi rreth 11 me 13 mm. që i përgjigjet një formacioni cistik, gjegjësisht BIRADS 3. Gjatë analizës së rrjedhës së gjakut, haset qarkullimi shumë i shtuar me vlera patologjike të IR-së dhe IP-së. L.Cooper-it, shtresa muskulore, nënsqetullat dhe mbiklavikula në këtë moment pa ndryshime sono-patologjike.
Përfundim: Ndryshimet e përshkruara sonografike i përgjigjen kategorizimit BIRADS 4, gjegjësisht në rend të parë procesit inflamator, por brenda këtij procesi nuk mund të përjashtohet edhe procesi malinj.
E nderuara Emine, kjo diagnoza a flet për tumor. Pres ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
E nderuar. BIRADS klasifikimi përdoret që të bëhet standardizimi i formës, lokalizimit dhe madhësisë së ndërrimit në gjinj. Te BIRADS 3 kemi të bëjmë me ndërrim suspekt beninj ku rekomandohet të përsëritet mamografia pas 6 muajve e gjirit ku e keni ndryshimin. BIRADS 4 kemi të bëjmë me ndërrim suspekt malinj ku patjetër duhet të bëhet biopsia që të vihet diagnoza përfundimtare. Andaj ju rekomandoj që sa më parë të bëhet mamografia e dy gjinjve dhe te vendoset për trajtimin e mëtejshëm.


Unë jam 43 vjeçe, brenga ime është se në dorën e majtë, në pjesën mbi bërryl (në pjesën e brendshme), kam një nyje me madhësi të kokrrës së kafes (mund të jetë më e vogël) e cila duket të jetë si vazhdim i damarit. Një mjek më ka thënë se mund të hiqet me intervenim, por nëse nuk ke dhimbje, nuk ka nevojë të intervenohet.
Ju kisha lutur të më jepni ndonjë shpjegim.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Duhet të lajmëroheni te kirurgu vaskular, që të bëni një ultrazë me dopler dhe të vërehet se për çka është fjala.


Përshëndetje e nderuar, desha të këshillohem me ju për një sëmundje malinje të babait. Para 4 muajve, babi është ftohur dhe pas terapisë mjeku i ka këshilluar analizat të gjakut. SE ka qenë shumë i lartë dhe pas një RTG të mushkërive është parë një infiltrim, pastaj ka bërë CT dhe bronkoskopinë, ku është diagnostikuar me Carcinoma mikrocelulare. Mjekët në Turqi i kanë propozuar kimioterapi dhe radioterapi përnjëherë, mirëpo onkologët në Maqedoni, i kanë thënë ta bëjë vetëm kimioterapinë së pari, pasi ka efekt më të fortë. Pas 4 kimioterapive, kemi caktuar radioterapinë në Shkup, mirëpo onkologjia, në bazë të CT-së dhe stimulimit të pikave, ka thënë që nuk ka nevojë për rrezatim njëherë, sepse tumori është zvogëluar shumë, saqë, mezi shihet në CT dhe, duhet të vazhdoj edhe me 2 kimioterapi, pastaj të shohim gjendjen.
Doktoreshë, pyetja ime është: a mund të eliminohet ky tumor?
Faleminderit për durimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar. Karcinoma mikrocelulare është një ndër format e kancerit të mushkërive. Tumori zhvillohet shumë shpejt dhe një nga karakteristikat e këtij karcinomi është se shumë herët japin metastaza. Prandaj, intervenimi kirurgjik nuk është efektiv, dhe terapia themelore është kimioterapia. Kjo terapi në faza të ndryshme të mjekimit kombinohet edhe me radioterapi. Meqenëse bëhet fjalë për një tumor biologjikisht aktiv, qelizat tumorale janë shumë të ndjeshme pas aplikimit të citostatikëve, kështuqë është e mundur regresioni i plotë i tumorit. Megjithatë, përpara nuk mund të japim një prognozë të caktuar, sepse çdo organizëm, si dhe tumori që është prezent, mbart një sekret të veçantë.
Duhet te vazhdoj trajtimin sipas protokolit, dhe nëse është nevoja edhe trajtimi shtesë me radioterapi për kontrollin dhe lehtësimin e simptomave.


Përshëndetje. Jam 22 vjeçe, para dy muajsh ka filluar dhimbja e gjoksit në anën e majtë kohë pas kohe, gjatë dhimbjes me mpihet edhe krahu. Kam menduar që e kam nga stresi i madh dhe nuk kam bërë ndonjë konsultë me mjekun. Ka dy ditë që kam dhimbje të madhe në të dy gjokset si dhe forcim te tyre. Kam dhimbje gjatë kohës së menstruacioneve, por tani nuk jam para periodës. Nuk kam pas marrëdhënie seksuale asnjëherë e as ndonjë problem gjinekologjik. Cilët janë shkaktarët e dhimbjes së gjokseve?
Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:
Femrat shpeshherë kanë dhimbje në gji apo ndjeshmëri të gjinjve para ciklit menstrual për shkak të ndërrimeve hormonale. Në shumicën e rasteve dhimbja në gjinj nuk është shenjë e kancerit të gjirit, por në raste shumë të rralla, dhimbja në njërin gji mund të jetë si shenjë e kancerit të gjirit. Ndonjëherë, dhimbjet janë të shkaktuara nga cistet në gji, apo ndërrimet fibrocistike. Disa nga përbërësit në ushqim apo pije (p.sh. metilksantinet në kafe) mund të jenë përgjegjës për dhimbje te gjinjve. Te shumica e grave, dhimbjet e gjirit zakonisht nuk janë dhimbje të forta dhe kalojnë vetvetiu pas disa muajve apo viteve. Megjithatë, ju rekomandoj të bëni një ultrazë të gjinjve, që të zbulohet shkaku i dhimbjeve tuaja.


Ju përshëndes Zonjë e nderuar. Unë jam laborant teknik i kimisë dhe më intereson të di, pse kanceri i sulmon të gjitha organet e trupit, kurse nuk njihet në historinë e mjekësisë se ka sulmuar zemrën ndonjëherë.
Ju përshëndes dhe pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Tumoret mund të paraqiten në çdo organ, e poashtu edhe në zemër. Tumoret e zemrës janë relativisht të rralla, mund të jenë primare që janë të ralla (0.0017- 0.28%) dhe sekundare që janë më të shpeshta (5-6%), dhe atë më së shpeshti në zemër japin metastaza: melanoma malinje, karcinoma e bronkeve, gjirit, sarkomat, limfomat, leukozat, etj.
Tumoret beninje të zemrës janë më të shpeshta (75%) se ato malinje (25%). Tumoret beninje të zemrës janë: miksoma, rabdomioma, hem

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori