Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për pezullimin e aktivitetit të çerdheve publike e private, si masë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, nuk po pajtohen nga Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private (AIPP).
Kryetarja e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private (AIPP), Gëzime Rexhepi-Çollaku në një prononcim për Telegrafin këtë vendim e ka quajtur dëshpërues.
Rexhepi-Çollaku tha se ky vendim i Qeverisë do të shkaktojë çrregullim ekonomik në vend.
“Gjendemi në një situatë shumë dëshpëruese. Konsiderojmë që Qeveria është sfiduar me marrjen e masave drastike për pezullimin e çerdheve, e cila pritet të shkaktojë një çrregullim ekonomik. Është dëshpëruese marrja e vendimit të tillë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, çerdhet dhe kopshtet përveç se janë vend i edukimit dhe qëndrimit për fëmijë, ato shërbejnë edhe për ekuilibrin familjar ekonomik, tregtar e social.
“Prindërit natyrisht i sjellin fëmijët e tyre për të shkuar në punë dhe që të jenë me mendje të fjetur se ata qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm. Fëmijët do të bartin pasoja të mëdha emocionalisht dhe mentalisht. Është një çekuilibër marramendës. Përderisa të gjitha bizneset funksionojnë, çerdhet dhe kopshtet jo, atëherë kush është shkaktar i bartjes, çerdhet? Çerdhet janë vendi më i sigurte i fëmijëve dhe prindërit ndihen më rehat kur fëmijët i kanë lënë në duart të sigurta”, u shpreh ajo.
Tutje ajo shtoi se ky vendim është alarmues edhe për punëtorët që të mbesin pa punë.
Rexhepi-Çollaku theksoi se për këtë vendim siç e quajti ajo “dëshpërues”, duhet të reagojnë të gjithë përfshirë dhe prindërit e fëmijëve, si dhe të rishikohet sa më parë nga Qeveria vendimi i marr ditë më parë.
“I bëjmë thirrje prindërve që të reagojnë fuqishëm dhe të kërkojnë që sa më parë të rishikohet ky vendim për më të vegjlit tanë. Nuk jemi për atë që shëndeti mos të jetë primar, pasi shëndeti për ne është primar, por duhet të rishikohen masat”, tha ndër të tjera kryetarja e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private, Gëzime Rexhepi-Çollaku.
Ndërkaq, Telegrafi në një bisedë telefonike me zyrën për informim nga Ministria e Arsimit, të pyetur për vendimin e Qeverisë për institucionet parashkollore thanë që nuk kanë përgjigje në lidhje me këtë, ndërsa këshilltari i Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, Gëzim Berisha tha se përgjigjen duhet ta marrim tek zyra e informimit, ose të adresohemi tek web faqja e Ministrisë, pasi aty mund ta gjejmë një përgjigje në lidhje me vendimin e Qeverisë.
Në web faqen e Ministrisë së Arsimit është publikuar ky informacion të cilën mund ta lexoni më poshtë:
“Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, me vendim të Qeverisë nr. 04/13 të datës 13.07.2020, pezullohet veprimtaria e çerdheve publike dhe private, duke filluar nga nesër (14.07.2020).
MASh do të vazhdojë të plasojë aktivitetet ditore në platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç” deri në fund të muajit korrik, të cilat lehtë mund të realizohen në kushte shtëpie. Me ndihmën e prindërve dhe edukatorëve, për fëmijët, kjo periudhë e vështirë do të bëhet më e lehtë dhe më cilësore.
Në vazhdimësi, ne do t’iu njoftojmë për vendime të reja përmes Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe përmes Platformës “Edukimi në Distancë”.
Duke ju dëshiruar shëndet, MASh bën thirrje t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në parandalimin e Covid-19”.
Ndryshe, në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur më 13 korrik 2020, për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse për institucionet publike dhe private thuhet:
“Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private (me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare)”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë
Arrestohet një person, më 17 shkurt kishte vendosur eksploziv tek një veturë në rrugën B
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën