LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i komunave përtej planit Ahtisaari

Asociacioni i komunave përtej planit Ahtisaari

Pavarësisht “zemërgjerësisë” së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili dha dritën “jeshile” për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithatë serbët e veriut insistojnë që të kenë kompetenca ekzekutive dhe drejtpërdrejt t’i përgjigjen Beogradit e jo Prishtinës.

Me gjithë pretendimin e Qeverisë së Kosovës se krijimi i asociacionit të komunave serbe do të mundësojë inkuadrimin e strukturave paralele serbe të veriut në institucione shtetërore të Kosovës, një gjë e tillë shihet më shumë si legjitimim i tyre sesa si shpërbërje, shkruan “Zëri”.

Madje, krijimi i këtij asociacioni vlerësohet nga analistët dhe opozita në Kosovë si favor që u është bërë serbëve të veriut për të themeluar një “mini-kuvend”, i cili përreth vetës do t’i mbledhë serbët e tjerë të Kosovës, pa iu përgjigjur autoriteteve të Prishtinës, por vetëm atyre të Beogradit.


Ka zëra se propozimi i fundit i kryeministrit Thaçi për krijimin e asociacionit të komunave serbe përveç që po rrezikon pakon e Ahtisaarit, gjithashtu po krijon rezultat të keq për veriun. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori