LAJMI I FUNDIT:

“Asnjë vlerë ligjore”: Shefi i OKB-së dënon planin e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës

“Asnjë vlerë ligjore”: Shefi i OKB-së dënon planin e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës

Plani i Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” në luftën në Ukrainë që do të rrezikonte perspektivat për paqen, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet”, u tha Antonio Guterres gazetarëve në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut të enjten, përcjell Telegrafi.


Më shumë se shtatë muaj që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, Rusia është gati të aneksojë katër rajonet ukrainase pas mbajtjes së referendumeve atje gjatë javës së kaluar, të cilat u kritikuan nga qeveria në Kiev dhe aleatët e saj perëndimorë si të paligjshëm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë traktatet e aneksimit të premten.

“Dua të nënvizoj se të ashtuquajturat referendume u zhvilluan gjatë konfliktit aktiv të armatosur në zonat nën pushtimin rus dhe jashtë kuadrit ligjor dhe kushtetues të Ukrainës. Ato nuk mund të quhen shprehje e mirëfilltë e vullnetit popullor”, citohet të ketë thënë Guterres.

Ai e përshkroi aneksimin e planifikuar të rajoneve si diçka që “nuk ka vend në botën moderne”.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj sovranitetit, unitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha ai, duke i bërë thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë tensionet.

“Është koha që të tërhiqemi” dhe të “përfundojmë këtë luftë shkatërruese dhe të pakuptimtë”, shtoi ai.

Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është e mandatuar të mbështesë Kartën e OKB-së, e cila ndalon kërcënimin ose përdorimin e forcës dhe mbështet parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi të enjten Rusinë për një “rrëmbim toke” dhe u zotua përsëri se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë aneksimin nga Moska.

“Ky spektakël i kryer nga përfaqësuesit e Rusisë është i paligjshëm dhe shkel ligjin ndërkombëtar. Është një fyerje ndaj parimeve të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori