Javëve të fundit në vendin tonë ka pasur rënie të numri të rasteve të reja me coronavirus e po ashtu edhe numrit të vdekjeve.

Si rezultat i kësaj situate, edhe në spitale ka pasur rënie të dukshme të numrit të pacientëve të shtrirë.

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Spitali i Gjakovës, ku kanë njoftuar se nuk kanë asnjë pacient në trajtim për COVID-19.

“Lajm i mirë, Sot në Institucionin tonë nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo ditë të jetë kështu. S’bashku e fitojmë luftën”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Telegrafi/