LAJMI I FUNDIT:

Asnjë mjek nuk ka mbetur në Mariupol dhe vetëm 3 për qind e banorëve kanë qasje në ujë

Asnjë mjek nuk ka mbetur në Mariupol dhe vetëm 3 për qind e banorëve kanë qasje në ujë

Një politikan ukrainas ka përshkruar situatën e rëndë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili mbetet nën kontrollin rus.

Ndërsa vëmendja është kthyer në luftime të ashpra diku tjetër në rajonin e Donbasit, banorët e qytetit thuhet se po vuajnë në kushte të tmerrshme, përcjell Telegrafi.


Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se vetëm deri në 3% e njerëzve në qytet kanë qasjen në ujë.

Si pasojë, shumë njerëz po detyrohen të ecin me kilometra për të qëndruar në radhë në pikat e grumbullimit të ujit, të cilat përfshijnë puset e kanalizimeve, tha zoti Andryushchenko.

Duke paralajmëruar një “krizë uji”, ai tha se “ujë me cilësi minimale të pranueshme nuk është i disponueshëm në qytet”.

Ndërkohë, ai u citua gjithashtu të ketë thënë se nuk ka mbetur asnjë mjek në Mariupol pasi punonjësit shëndetësorë rusë u larguan.

Olena Halushka, një shkrimtare dhe komentuese politike, tha se kombinimi i mungesës së kujdesit shëndetësor dhe ujit të pijshëm, “varrimeve kaotike” dhe nxehtësisë ishte “i tmerrshëm”. /Telegrafi/