Askush nuk mund t’i afrohet Chelseat

Blutë akoma nuk kanë humbur këtë sezon, ndërsa kanë katër pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Southampton, njofton Telegrafi.
Topçinjtë, nga ana tjetër, janë 12 pikë prapa liderit dhe trajneri e ka të qartë pozitën e ekipit të tij.
“Aktualisht Chelsea është në rrugë për t’i fituar 100 pikë këtë sezon”.
“Nëse shikoni numrin e pikëve që kanë dhe nëse vazhdojnë kështu, atëherë askush nuk do t’i arrijë, kjo është e sigurt”.
“Tash për tash, askush nuk është i aftë që t’i sfidojë ata”, është shprehur Wenger. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































