Është fund? Bluzë? Çantë? Ndoshta copë pardesyje?
Kendall Jenner doli mbrëmjen e të mërkurës bashkë me Bella Hadid dhe Hailey Baldwin, për të festuar ditëlindjen e një mikes së tyre të përbashkët.
Modelja kombinoi një kanotiere të shkurtër me diçka që mendohet të jetë fund. Ndoshta.
Kollaj fare mund të jetë një bluzë që është maskuar si fund.
Ose një nga këto çantat për piknik.
Ose një copë pardesyje e mbërthyer si të mundet.
Përgatituni emocionalisht dhe përditësoni gardërobat se pas këmishëve të dekonstrukturuara, duket se radhën e kanë fundet që s’janë funde.