LAJMI I FUNDIT:

Ashton: U bisedua për veriun, javët e ardhshme kritike

Ashton: U bisedua për veriun, javët e ardhshme kritike

E plotësuar - Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila ka ndërmjetësuar takimin e sontëm në mes të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës dhe tha se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit të parë me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic e ka quajtur atë një takim konstruktiv, që synon normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Ishte takimi i parë në nivel presidentësh të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë si shtete te pavarura e sovrane, të pranuara si subjekte ndërkombëtare. Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe i dhamë mbështetje të përgjithshme të normalizimit të marrëdhënieve me shtete e tona, që është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve tanë, në funksion të paqes dhe stabilizmit në rajon dhe rrugës drejt BE-së. I dhamë mbështetje procesit të dialogut të kryeministrave që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve në funksion të normalizimit”, ka thënë Jahjaga për RTK-në.


Jahjaga ka thënë se takimi i kontribuon fqinjësisë së mirë.

Ajo ka këmbëngulur sërish se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asnjë status tjetër, pos atij që përcaktohet me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Presidentja a thënë se nuk ka alternativë tjetër, dhe se propozimi për ndonjë autonomi eventuale për veriun do të bënte që serbët nga pjesët tjera të Kosovës të shpërnguleshin për në veri.

Jahjaga ka thënë se do të ketë vend edhe për takime të tjera me homologun e saj serb.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që ka ndërmjetësuar takimin në mes të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës dhe tha se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.

“Që të dy, presidenti Nikolic dhe presidentja Atifete Jahjaga më kanë siguruar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për dialogun dhe për agjendat respektive evropiane”, ka cituar DPA, Ashtonin.

Ajo ka takuar njëherë ndaras të dy presidentët dhe ne fund, ka zhvilluar një takim të përbashkët.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./Telegrafi/

—————————————-

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar takimin e së mërkurës me presidentin serb, Tomislav Nikolic, si një takim të parë dhe të barabartë në marrëdhëniet shtetërore në mes të dy shteteve.

Ajo para takimeve që zhvilloi me kryediplomaten e BE-së, Catherine Ashton e më pas takimin e përbashkët edhe me presidentin serb, Nikolic, e ka quajtur ballafaqimin me homologun serb si hapje të një kapitulli të ri.

“Është hapje e kapitullit të ri në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane”, ka thënë para gazetarëve, presidentja Jahjaga.

Presidentja e Kosovës ka thënë se takimi i saj me homologun serb paraqet “kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën e tyre kah integrimi evropian”.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklaruar se i ka thënë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga se dialogu nuk mund të çojë kah një zgjidhje e përbashkët po që se ajo vazhdon të këmbëngulë në pavarësinë e Kosovës.

“Në kuadër të dialogut të cilin e mbështes, unë para dy muajsh kam propozuar të takohemi me presidenten Jahjaga. Fatkeqësisht, zonja Jahjaga me rrëfime librash ka folur për të drejtat e njeriut dhe ka insistuar në atë që dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë”, ka thënë presidenti serb pas takimit, transmeton B92.

“Unë i kam thënë asaj se nëse insiston në atë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Nikolic.

“Në takim nuk janë përputhur mendimet tona. Serbia nuk do ta njohë Kosovën si të pavarur. Do të mbesim prapa rezolutës sonë”, tha Nikolic.

Sipas tij, as që është menduar që në këtë takim të hapen çfarë temash, ngase politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq qeveria serbe.

“Njerëzit këtu me ngulm insistojnë në shtet të pavarur në fqinjësinë tonë, e këtë Serbia nuk mund ta pranojë si temë. Do të shohim nëse do të ketë akoma takime, mund të takohemi ne si Koreja Veriore dhe ajo Jugore me vite të tëra dhe vetëm të themi ‘mirëdita’, por asisoj humbim kohë, ndërsa bota normale nuk mund të na presë”, përfundoi Nikolic. /Telegrafi/

—————————————

Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Derisa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk është prononcuar pas takimit, presidenti serb e ka komentuar takimin para gazetarëve.

“Në kuadër të dialogut të cilin e mbështes, unë para dy muajsh kam propozuar të takohemi me presidenten Jahjaga. Fatkeqësisht, zonja Jahjaga me rrëfime librash ka folur për të drejtat e njeriut dhe ka insistuar në atë që dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë”, ka thënë presidenti serb pas takimit, transmeton B92.

“Unë i kam thënë asaj se nëse insiston në atë se Kosova është shtet I pavarur, dialogu nuk do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Nikolic.

Në prag të takimit Ashton ka takuar ndarazi Nikolicin dhe më pas Jahjagën.

Presidentja e Kosovës para takimit ka thënë se takimi i saj me homologun serb paraqet “kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën e tyre kah integrimi evropian”. /Telegrafi/

————————————————-

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete jahjaga gjatë vizitës zyrtare në Bruksel pati sot një takim me baroneshën Ashton Përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian me të cilën bisedoi për agjendën evropiane të Kosovës për marrëveshjen e asociim stabilizimit dhe për liberalizimin e vizave.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka bërë përparime në plotësimin e kushteve dhe standardeve dhe këtë vit duhet të priten rezultate konkrete në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Baronesha Ashton i shprehi mirënjohje presidentes Jahjaga për lidershipin e saj, për angazhimin në rrugën evropiane të Kosovës dhe për përkrahjen që po i jep dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë.

Ashton foli për takimin që po e ndërmjetëson ndërmjet dy presidentëve dhe tha se është me rëndësi që ky takim mbahet në funksion të normalizimit të raporteve si mbështetje e dialogut dhe në nivel të barabartë, duke mos hapur tema të reja dhe duke mos pasur agjendë të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori