LAJMI I FUNDIT:

Ashton do t’i raportojë KE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Ashton do t’i raportojë KE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Vendimi për datën e negociatave evropiane të Serbisë do të merret në bazë të raportit të Komisionit Evropian, por edhe të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin e bllokut, Stefano Sannino.

Ai ka sqaruar se Ashton do të raportojë për arritjet në dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe të reformave të tjera.

“Prilli është muaj vendimtar për Serbinë, çfarë do të thotë se ekipi negociues i Beogradit ka një muaj e gjysmë kohë që të arrijë marrëveshje për çështjet e hapura me Prishtinën”, ka thënë Sannino për mediat serbe.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, me praninë edhe të baroneshës Ashton, transmeton “Koha”. Bisedimet thuhet se kanë për qëllim të normalizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se rezultatet nga ky proces janë esenciale për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane.
Rrethi i ardhshëm i bisedimeve është caktuar për datën 4 mars. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori