Site icon Telegrafi

ASHMAA rishikon raportin e tregut të mediave

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka zhvilluar sot takimin e tretë sqarues për vitin 2018, ndër të cilat është diskutuar edhe monitorimi dhe transmetimi i mediave në nivel shtetëror lidhur me referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ASHMAA, Zoran Trajçevski fillimisht paraqet aktivitetet e kryera për tremujorin e tretë, në përputhje me Programin Vjetor të Agjencisë, mbikëqyrja ndaj transmetuesve, publikimi i mediave të shtypura dhe operatorët e rrjeteve të komunikimeve elektronike publike, masa të theksuara përkujtues, analiza, aktivitete në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në takim, siç njoftojnë nga ASHMAA u rishikua analiza e tregut të mediave audio dhe audiovizuele për vitin 2017-të.

“Të ardhurat totale të bëra nga Shërbimi Publik në vitin 2017, së bashku me të gjitha stacionet televizive dhe radio stacionet komerciale arrijnë në 2.608.84 milionë denarë, ndërsa shpenzimet e të gjithë transmetuesve së bashku arrijnë në 2.703.84 milionë denarë. Më të shikuarit nga televizioni tokësor në nivel shtetëror është “TV Sitel”, me një shtrirje mesatare javore prej 51.45 për qind, ndërsa më e dëgjuara në nivel shtetëror është, RA Antenna me 18.70 për qind, thuhet në deklaratën e ASHMAA-së./Telegrafi/

Exit mobile version