Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele në seancën e sotme paraqiti projekt metodologjinë për monitorimin e paraqitjen e mediave në zgjedhje nëpërmjet programeve të radiove dhe televizorëve gjatë procesit zgjedhor.
Draft metodologjia e re nuk ndryshon shumë nga ajo e mëparshme. Ndryshimet kanë të bëjnë me dispozitat e ndryshuara nga miratimi i Kodit të ri Zgjedhor më 25 korrik të këtij viti lidhur me trasmetimin e mediave. Në mes tjerash, këto ndryshime sollën edhe shkurtimin e kohës së reklamave të paguara politike nga 18 minuta në 9 minuta brenda një ore, për ndryshimin e të cilëve kanë rreaguar një pjesë e anëtarëve të këshillit.
Në seancën e sotme, anëtarët e Këshillit, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, gjithashtu kritikuan autoritetet gjyqësore në vend për mosmarrjen e veprimeve të bashkërenduara kundër autorëve të gjuhës së urrejtjes në media që Agjencia zbuloi në monitorimin, që bëhen rregullisht. /Telegrafi/
*Tv Telma