Disa parti politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor e kanë informuar Agjencinë për Shërbime Media Audio dhe Audiovizuele, se disa media nuk raportojnë për aktivitetet e tyre nga fushata zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi ASHVM, mediat duhet të ofrojnë mbulim të balancuar të procesit zgjedhor, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, bazuar në numrin e listave të konfirmuara të kandidatëve për deputetë. Ky parim vlen për të gjitha format e prezantimit mediatik të zgjedhjeve, me përjashtim të reklamimimit të paguar politik.
“Ne kujtojmë të gjithë radodifuzerët që kanë vendosur të mbulojnë zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor janë të detyruar ta bëjnë këtë në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshme në programin e tyre të përgjithshme. Çfarëdo gjuhe që ata transmetojnë në shërbimin e tyre programor në fushatë duhet të sigurohen kushte të barabarta të qasjes në të gjitha format e prezantimit mediatik të zgjedhjeve dhe reklamimit të paguar politik”, tha agjencia.
Në të njëjtën kohë, Agjencia apelon që mediumet të jenë të kujdesshme në deklaratat e transmetuara me fjalime pompoze apo edhe me elemente të gjuhës së urrejtjes. Deklaratat e tilla, sipas ASHVM, duhet të vihen në kontekst të duhur, kurse media të distancohet prej tyre. /Telegrafi/