ASHMAA, gjatë mbikëqyrjes së mbulimit mediatik të referendumit në periudhën 21-27 shtator, ka konstatuar shkelje të udhëzimeve për prezantim nga shtatë transmetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në kundërshtim me pikën 34 të udhëzimeve, “1Tv” ka transmetues ka paguar propagandë publike brenda programit të veçantë informativ “Otvoreno Studio 1”. I njëjti transmetues shkel udhëzimet dhe për arsye të tjera, paragrafi 28, ashtu që në një orë reale, ka transmetuar më shumë se e lejuara prej 4 minuta dhe 30 sekonda për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si klient i propagandës së paguar publike “për” votim.
Shkelja të pikës 28 janë konstatuar edhe në transmetuesit Alsat-M, Kanal 5, Telma, Sitel, TV21 dhe 24 Vesti, por kohëzgjatja e propagandës publike të paguar për një palë të interesuar, në rastin përsëri, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa ka të bëj me afatin kohor të përcaktuar nga Organi Koordinues Parlamentar.
Drejtori i Agjencisë, duke marr parasysh qëndrimin e përbërje së Këshillit, vendosi që të mos ngre procedurë të shkeljeve kundër “Alsat-M”, “Kanal5”, “Telma”, “Sitel”, “Tv21” dhe “24 Vesti”./Telegrafi/