Site icon Telegrafi

ASHMAA inicon procedura për kundërvajtje ndaj disa televizioneve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka ngritur procedura për kundërvajtje ndaj televizioneve “Alfa”, “Kompani 21-M” dhe “Star”, mbi bazën e raportimeve nga monitorimi i fushatës zgjedhore.

Procedura kundër TV Alfa është ngritur për shkak të mbulimit jo të balancuar të zgjedhjeve lokale 2017, në programin e përgjithshëm në 10 ditët e para të fushatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TV Kompani 21-M dhe TV Star kanë emetuar program të paguar politik në programe të veçanta informative: në emisionin debativ “Click Plus”, i emetuar më 4 tetor në TV21 dhe në dy edicione të “24 hapur” i emetuar më 4 dhe 5 tetor në TV Star.

Raportin e plotë të ASHMAA mund gjenë këtu./Telegrafi/

Exit mobile version