Lidhur me protestën të organizuar nga një grup qytetarësh të inkurajuar nga masat e reja kundër koronavirusit, të cilat iu drejtuan ofendimeve dhe mesazheve vulgare për gazetarët, Agjencia për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive thekson se ky qëndrim është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe e drejtës publike për t’u informuar.
Agjencia dënon të gjitha format e poshtërimit dhe ofendimeve verbale ndaj gazetarëve dhe kërkon që të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit, si dhe dinjiteti personal i profesionistëve të medias.
Në të njëjtën kohë, theksojnë se sigurimi i kushteve për punën e pandërprerë të punonjësve të mediave është një parakusht i domosdoshëm për lirinë e informacionit./Telegrafi/