Mirlinda Sopi, shefe e grupit te asambleistëve të AKR-së në Prishtinë, është kandidate për deputete nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Mirlinda ishte ndër asambleistët më aktive në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndërsa tani ajo po kërkon votën e qytetarëve të Kosovës, për ta përfaqësuar zërin e tyre edhe në Kuvendin e Kosovës.
Mirlinda e cila me profesion është mjeke-stomatologe, ish kampione në karate, në këto zgjedhje garon me synim që të punojë me përkushtim në riformimin e shëndetësisë në Kosovë, gjithashtu në fushën e sportit, të ndihmojë sportistet për një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare.