LAJMI I FUNDIT:

As Beckhami as Balotelli, por Kaka – thotë Allegri

As Beckhami as Balotelli, por Kaka – thotë Allegri

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka hedhur poshtë njoftimet se Rossonerët planifikojnë të nënshkruajnë me Mario Balotellin dhe David Beckhamin.

Sulmuesi i Manchester Cityt është lidhur me një rikthim në Itali, mirëpo Allegri thotë se ai është shumë i shtrenjtë për Rossonerët.

Po ashtu, trajneri i kuqezinjve ka thënë se klubi nuk është i interesuar që ta kthejë mesfushorin anglez, David Beckham, porse të gjitha forcat i ka orientuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Ricardo Kaka.


“Po negociojmë vetëm për Kaka, prandaj nuk do të ketë as Mario Balotelli as David Beckham”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/