“Nëse e keni lexuar me kujdes deklaratën, nuk ka asnjë pyetje përsa i përket qëndrimit të SHBA për situatën në Shqipëri. Ajo që Kantrimen ka nënvizuar, është ajo që unë mendoj.  Duhet lexuar e gjithë deklarata për të marrë kuptimin e saj dhe jo vetëm pjesët që u interesojnë”, tha ambasadori Arvizu.

Ambasadori amerikan i bëri komentet në ceremoninë e betimit të 39 vullnetarëve të korpusit të paqes, që bëhet çdo vit në Elbasan. Betimi u krye pas përfundimit të trajnimit dhe duke nisur nga nesër do të nisin të punojnë në bashkitë, komunat, shkollat dhe qendrat shëndetësore në mbarë Shqipërinë, raportoi ABC News.


Gjatë dy viteve të ardhshme ata do të punojnë si mësues të gjuhës angleze, edukatorë për promovimin shëndetësor , këshilltarë në fushën e zhvillimit organizativ të komunitetit. Vullnetarët e Korpusit të Paqes e nisën aktivitetin e tyre në Shqipëri në vitin 1992 me ftesë të qeverisë shqiptare. Deri tani kanë shërbyer 310 mijë vullnetarë.

Korpusi u themelua në vitin 1961 nga presidenti amerikan John Kenedy. Që nga ajo kohë, ai është i shpërndarë në më shumë se 140 vende të botës dhe ka si synim promovimin e vlerave dhe dhënien e ndihmës dhe kontributit konkret për popujt./Telegrafi/