LAJMI I FUNDIT:

Arton Muhaxheri: Sikur Peja ta kishte Shpend Ahmetin

Arton Muhaxheri: Sikur Peja ta kishte Shpend Ahmetin

Njëri nga aktivistët kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri, në një shkrim të publikuar në profilin e tij në facebook, ka drejtuar kritika e akuza ndaj qeverisjes komunale të Pejës dhe kryetarit të kësaj Komune, Gazmend Muhaxherit.

Muhaxheri i VV-së, duke e kritikuar Muhaxherin e LDK-së, thotë se kryetari i Pejës po bën veprime në dëm të qytetarëve të Pejës.

“Asnjëherë veprimet e pamençura nuk sjellin rezultate, ashtu siç nuk po i sjellin rezultate as pushtetit lokal në Pejë dhe kryetarit Gazmend Muhaxheri”, shkruan Artoni dhe shton: “Të lësh Pejën pa ndriçim publik në shumë pjesë të saj për arsye të kursimit të energjisë elektrike, përveçse është veprim i pamençur i pushtetit është edhe kontribut në pasigurinë e qytetit më të pasigurt”.

Sipas tij, t’i bësh me dy drejtime rrugët e ngushta dhe pa trotuare, rrezikohet jeta e qytetarëve.


“Të shohësh mbeturina kudo që shëmtojnë pamjen e qytetit dhe të mos ndërmarrësh asgjë, do të thotë kontribut në ndonjë epidemi. Të kesh Teatër ne qytetin e artit dhe të mos kesh trupë teatrore, duket paradoksale”, potencon ai. “Pejës i nevojitet një Shpend Ahmet, për mënyrën se si vepron në shërbim të qytetarëve”. /Telegrafi/