LAJMI I FUNDIT:

Artileri dhe raketa: Britania e Madhe ndau edhe 1.53 miliard euro shtesë për armatosjen e Ukrainës

Artileri dhe raketa: Britania e Madhe ndau edhe 1.53 miliard euro shtesë për armatosjen e Ukrainës

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar një paketë shtesë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë të 1.53 miliard eurove.

Si pjesë e kësaj pakete, Kievi do të marrë artileri me rreze të gjatë, raketa breg-anije dhe dronë.


Johnson vuri në dukje se pati një diskutim të gjerë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë të cilit të dyja palët diskutuan se si të frenojnë dëmin ekonomik global të shkaktuar nga “bllokada e pamatur e Putinit ndaj porteve të Detit të Zi”.

“Ne po kërkojmë urgjentisht opsionet për hapjen e rrugëve kritike të furnizimit detar dhe tokësor për rezervat e grurit të Ukrainës”, shkroi Johnson.

Ai gjithashtu vuri në dukje se 50 mijë ukrainas tani kanë arritur të Mbretërinë e Bashkuara “dhe ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë jetën këtu”.

Putini po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet për të hapur portet e Ukrainës
Lexo po ashtu Putini po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet për të hapur portet e Ukrainës

Më 18 maj, Zyra e Jashtme, Komonuelthi dhe Zhvillimi i Mbretërisë së Bashkuar ndau rreth gjashtë milionë euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori