“Arsenali tashmë e ka një superyll, ai është Alexis” (Video)

Kiliani u transferua në Emirates në verën e kaluar për 40 milionë euro nga Barcelona dhe shënoi 25 gola për ekipin e Arsene Wenger.
Strategu francez dëshiron ta përforcojë skuadrën gjatë verës që të konkurrojë për titull në sezonin e ardhshëm, mirëpo Henry beson se Alexis tashmë ka cilësitë e nevojshme për të qenë yll i skuadrës.
“Padyshim se na duhen disa përforcime, por ne tashmë e kemi një lojtar të veçantë dhe ai është Alexis Sanchez”.
“Alexis duhet të përshtatet edhe pak. Ai tashmë pati një sezon të mrekullueshëm, por pres që të jetë akoma më i mirë në edicionin e ardhshëm”.
“Nëse nuk lëndohet, ai është nga ata që të çojnë drejt titullit”, ka theksuar Henry për Goal. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































