LAJMI I FUNDIT:

Arsenali në kërkim të një portieri

Arsenali në kërkim të një portieri

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është në kërkim të një portieri të ri.

Daily Mail shkruan se drejtuesit e Arsenalit kanë zhvilluar biseda rreth afatit kalimtar të janarit, që deri tash ishte joaktiv për Topçinjtë.

Wenger ka kërkuar një portier të ri, një mesfushor defensiv dhe një sulmues, si tre zona me prioritet për të forcuar skuadrën. Pepe Reina (Liverpool), Michel Vorm (Swansea) dhe Simon Mignolet (Sunderland) janë tre portierët që i interesojnë Wengerit. /Telegrafi/