Arsenal ka fituar në fund 1-0 ndaj West Bromwich Albion.
Gjiganti londinez ka vuajtur shumë në ndeshjen ndaj WBA-së, pasi kanë arritur vetëm në minutat e fundit të ndeshjes të shënojnë golin e fitores.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga sulmuesi francez, Olivier, Giroud (87’), por që nuk ishte futbollisti me notën më të lartë, pasi më i vlerësuari i ndeshjes është portieri mysafirë, Ben Foster që u notua me 8.1.
Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka luajti për 90 minuta dhe u vlerësua në fund me notën 7.2, ndërsa lojtarët më notën më të ulët të takimit ishin Nacer Chadli dhe Chris Brunt me notën 6.3. /Telegrafi/
Arsenal:
WBA: