Ashtu siç i paralajmërua, kanë arritur donacionet hungareze për Maqedoninë, në kuadër te mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Arritjen e donacioneve e ka konfirmuar Shaban Saliu, drejtor i Drejtororisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH). Kryesisht bëhet fjalë për ndihma teknike – qese për fletje, krevata, lopata, mjete higjienike për femra, maska – kurse kontigjenti i dytë prej katër kamionësh do të arrijë së shpejti. Një pjesë e donacionit të sotëm do të arrijë në mbrëmje.
Saliu i ka falenderuar të gjithë shtetet që kanë ofruar ndihmë për rajonet e përmbytura. Ai sqaroi se ekipi serb, që u angazhua në pastrimin e terenit, tashmë është kthyer në sërbi, ndërkaq konfirmoi edhe njëherë se 22 persona kanë vdekur, kurse një foshnje 16 muajshe vazhdon të konsiderohet e zhdukur./Telegrafi/