LAJMI I FUNDIT:

Arrijnë në Maqedoni ndihmat nga Hungaria për parandalimin e Covid-19

Arrijnë në Maqedoni ndihmat nga Hungaria për parandalimin e Covid-19

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup priti ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Republikës së Hungarisë, Petar Sijarto, i cili në kuadër të vizitës solli pajisje mbrojtëse për luftën kundër COVID-19, si ndihmë nga Republika e Hungarisë për vendin tonë.

Osmani tha se Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, për të cilën dëshmon edhe mbështetja e sotme.

Pas pritjes, në hapësirat e aeroportit, Osmani mbajti takim bilateral, në të cilin u shkëmbyen informacione për hapat e mëtutjeshme lidhur me agjendën evropiane të vendit pas marrjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në, procesi i formimit të kornizës negociuese, si dhe përgatitja e vendit për vetë fillimin e negociatave.

“Më lejoni t’ju falënderohem për mbështetjen e fuqishëm dhe të zëshëm për integrimet tona evropiane, duke e përfshirë këtu edhe misionin e suksesshëm të Eurokomisionerit Varheji, i cili ka më shumë merita, për harmonizimin e shpejtë të metodologjisë së re, dhe gjithsesi, përmirësimi i gabimit nga tetori i vitit të kaluar përmes vendimit të BE-së për fillimin e negociatave me vendin”, theksoi Osmani, duke potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe krahas sfidës me ballafaqimin me COVID-19, në mënyrë të përshtatshme do të përgatitet dhe do të adaptohet për fillim të negociatave.

Me një aeroplanin të posaçëm ushtarak, ministri Sijarto arriti në vend drejtpërsëdrejti nga Hungaria me një pako të ndihmës nga 100 mijë maska mbrojtëse dhe pesëmijë skafandër mbrojtës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori