LAJMI I FUNDIT:

Arrijnë lëvdatat për Guardiolan

Arrijnë lëvdatat për Guardiolan

Strategu spanjoll, Pep Guardiola, është caktuar trajner i Bayern Munichut, klub të cilin do ta drejtojë nga korriku i këtij viti, ndërsa drejtuesit e klubit bavarez, si edhe ata të klubeve tjera gjermane, kanë thënë fjalë të mira për angazhimin e ish-trajnerit të Barcelonës.

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka deklaruar se vetëm një trajner i kalibrit të Guardiolas mund t’ia zë vendin trajnerit aktual të bavarezëve, Jupp Heynckes.

Menaxheri gjeneral i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i ka uruar rivalët për sigurimin e shërbimeve të 41-vjeçarit duke thënë se është një veprim i shkëlqyer dhe se e gjitha bota po e kupton përparimin e Bundesligas.

Ikona gjermane Franz Beckenbauer beson se me këtë veprim, Bayern Munichu ka dëshmuar se mund të garojë me klubet më të mira në botë. “Është bërë një nga klubet më të mira dhe më të suksesshme në vitet e fundit dhe të marrësh një trajner të tillë, thjesht mund t’ua urosh”.

Shefat e futbollit gjerman, Andreas Rettig dhe Martin Kind, duke uruar Bayernin kanë thënë se ky angazhim tregon rëndësinë që ka Bundesliga, si edhe tregon përpjekjet e klubeve gjermane për të dominuar në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori