LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për negociata, së shpejti Merkel krijon qeverinë

Arrihet marrëveshja për negociata, së shpejti Merkel krijon qeverinë

CDU e Angela Merkel dhe Socialdemokratët kanë arritur marrëveshje për të filluar negociatat që do krijojnë qeverinë gjermane.

Kreu i CDU dhe Martin Schulz mbajtën një takim ku u ra dakord për një sërë çështjesh si ajo e taksave, migracionit dhe shëndetësisë, pas takimit u nënshkrua një dokument 28 faqe ku përshkruhen pozicionet dhe kompromiset e tyre.


Një arritje tjetër ishte dhe marrëveshja për nisjen e negociatave për krijimin e koalicionit i cili do përfundoj me krijimin e qeverisë gjermane.

Schulz i përshkroi bisedimet si “të gjata, të ashpra, emocionuese dhe të turbullta”, duke shtuar: “Mendoj se kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm”.

“Bota nuk po na pret, ne kemi nevojë për një fillim të ri në Evropë,” shpjegoi Merkel.

Negociatat vijnë pas disa muajsh nga zgjedhjet e shtatorit ku CDU e Merkel fitoj shumicën e votave por nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar qeverinë.

Social-demokratët fillimisht u zotuan të mos formonin një qeveri me konservatorët e Merkel, por rishqyrtimi i qëndrimit ka sjellë uljen në tryezë për bisedime që do të sjellin shumë shpejtë krijimin e qeverisë të drejtuar nga Angela Merkel. /shqiptarja.com/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori