Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi ka thënë se Pep Guardiola, nuk e ka menduar kalimin te Juventusi dhe se Maurizio Sarri është në të njëjtin nivel me të, Jurgen Kloppin dhe Mauricio Pochettinon.
Njeriu që bëri revolucion në futbollin italian në fund të viteve 80-të ku e krijoi ‘Il Grande Milan’, një nga skuadrat më të suksesshme të të gjitha kohërave.
Ai është mik me Sarrin dhe Guardiolan. Pavarësisht muajsh të spekulimeve, shefi i Manchester Cityt kurrë nuk ishte në bisedime me Zonjën e Vjetër thotë Sarri.
“Guardiola më dërgoi një mesazh, nuk kishte asnjëherë ndonjë gjë me Juve. Ai është shumë i lumtur atje ku është dhe sezonin e ardhshëm do të përpiqet të fitojë Ligën e Kampionëve në Manchester Cityn”.
“Sarri përfaqëson një zgjedhje revolucionare për Juve dhe atë shumë të rëndësishme, sepse Juventusi ka një histori të madhe dhe shumë tifozë”.
“Nëse ata do të fillojnë të luajnë pak më guximshëm dhe më modern, mund ta ndihmojnë me të vërtetë zhvillimin e lojës italiane në përgjithësi”.
Disa kanë kritikuar emërimin e ish-trajnerit të Napolit dhe Chelsea, por Sacchi nuk ka asnjë dyshim.
“Sarri është në të njëjtin nivel si Klopp, Guardiola dhe Pochettino. Ata kanë të njëjtin vizion të lojës dhe të punës “, deklaroi Sacchi./Telegrafi/