Autoritetet turke kanë arrestuar shefin e kafenesë të gazetës opozitare “Cumhuriet” sepse ka ofenduar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan duke thënë se asnjëherë nuk do ta shërbente me çaj, ka deklaruar sot avokati i tij.
Senol Buran që udhëheq kafenenë në “Cumhuriet” është dërguar në paraburgim pasi që Policia ka hyrë në shtëpinë e tij të shtunën në mbrëmje ka thënë avokati i tij Ozgur Urfa, transmeton sot Reuters.
Buran thuhet se ka përdorur fjalë ofenduese duke konfirmuar se nuk do e shërbente me qaj presidentin.
Gjyqtari të dielën vendosi që Buran të jetë në paraburgim deri në fillim të gjykimit.
“Cumhuriet” është në mesin e disa gazetave turke që edhe më tej kritikon në llogari të Qeverisë.
Fyerja e presidentit në Turqi është vepër penale për çka ligji turk parasheh dënim deri në 4 vjet.
Avokatët e Erdoganit kanë ngritur mbi 1800 padi për fyerje ndaj presidentit, e në mesin e të paditurve janë edhe karikaturistë, ish misi i Turqisë dhe shkolla të fëmijëve, shkruan Reuters. /Telegrafi/