LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet për kanosje një person në Podujevë

Arrestohet për kanosje një person në Podujevë

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në fshatin Shajkovc të Podujevës, pasi ka shtënë afër shtëpisë së një vajze me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

I dyshuari thuhet se pas të shtënave i ka thirrur familjarët e vajzës dhe i ka kanosur me fjalë.

“Nga i njëjti është konfiskuar arma AK-47 me 7 fishek të cal.7.62mm dhe pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/