Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile).
Rasti ka ndodhur në Gjilan, në mars të 2020.
“Gjilan /18.03.2020 – NN. Më 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve”, thuhet në raport.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. /Telegrafi/