LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Ujmir

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Ujmir

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me vrasjen e shtetasit, Rexhë R në Ujmir të Klinës.

Në kumtesën e Policisë thuhet se më 15.01.2013 rreth orës 14:30, pas disa veprimeve operativo-hetimore oficerët hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar, rreth 45 vjeçar, si kryerës i vrasjes së shtetasit Rexhë R.

“Ekipi i Hetimeve Rajonale së bashku me njësi të NjSO-së, kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, dhe me atë rast i dyshuari është arrestuar, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë ‘M-57’ e cal.7.62x25mm, si dhe një karikator me gjashtë fishekë të cal.7.62x25mm”, thuhet në kumtesë.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa policia thekson se hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori