LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar se është arrestuar aktivisti i tyre Shkëlqim Morina.

Sipas kësaj partie, Morina është arrestuar sot në kufirin me Shqipërinë, teksa po shkonte për pushime me gruan e tij.

“Pushteti do të tregojë se nuk dorëzohet në gabimet e tij. Kështu sot, aktivisti Shkelqim Morina është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë, derisa shkonte në pushime me gruan e tij. Arrestimi i tij është bërë për shkak të aksioneve të mëhershme politike. Shqetësimi i aktivistëve për projektet e dëmshme politike në Kosovë është treguar i drejtë, angazhimi i tyre i dobishëm, kurse instalimi përdhunshëm i atyre projekteve nga ana e Qeverisë është vërtetuar si i rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka bërë të ditur Vetëvendosje.

Tutje kjo parti ka vlerësuar se arroganca e pushtetit po detyron qytetarët që sërish të protestojnë.

“Sot, arroganca e pushtetit dhe mospërfillja me të cilat qeveritarët shkojnë në Bruksel po i detyrojnë qytetarët të dalin në protesta sërish. Pikërisht në këtë kohë vazhdon edhe përndjekja e aktivistëve. Brutaliteti i qeverisë nuk e ka bërë që të fitojë, por thjesht të dalë kërcënuese por edhe e zmbrapsur nga populli. Kështu edhe do të ndodhë”, ka përfunduar kjo parti.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori