Ditën e zgjedhjeve, Partia Demokratike akuzoi LSI-në për tentativën e rrëmbimit të dy kutive të votimit në këtë qendër votimi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, deklaroi se në lokalitetin e Gjurasit, militantë të LSI kanë rrëmbyer kutinë e votimit. 


“Kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI-së i kanë dalë para furgonit, kanë marrë kutinë dhe e kanë futur në një fuoristradën e tyre. Por, militantët e PD-së e kanë ndaluar fuoristradën”, deklaroi Paloka.

Ky incident u cilësua nga nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si farsë banal. Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mos sillet si parti guerrilase. /Telegrafi/