LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edhe personi i katërt i dyshuar për tentim vrasjen në rrugën “B”

Arrestohet edhe personi i katërt i dyshuar për tentim vrasjen në rrugën “B”

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personit të katërt të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Operacioni policor ka zgjatur rreth tri orë (20:00 – 23:00), në rrugën “Vëllezërit Domaneku” në Prishtinë, ku policia me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione (banesa).


Në njërën prej banesave policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: L. S, mashkull , 24  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë janë gjetur dhe sekuestruar: 1 revole e tipit Colt;             1 pistoletë e tipit HS; 3 maska; 9 telefona mobil; 14 fishek (të kalibrave të ndryshëm); 2 mbajtëse të armëve; 1 I-pad; 4 Llap Top; 2 mbushës të radio lidhjeve; 4 qese substancë e dyshuar narkotike; 1 bimë narkotike e mbjellë në saksi; 2 mullinj për bluarje të narkotikëve; 1 pajisje për tymosjen e narkotikeve; para të gatshme euro dhe dinar; 2 pasaporta; 2 dokumente identifikuese (dyshohet të jenë të falsifikuara); si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për dokumentimin e rastit.

Aktualisht  zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit  është dërguar  në mbajtje.

“Kontribut të veçantë në zbulimin e këtij rasti kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët i falënderojmë dhe njëkohësisht i ftojmë që të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e shkallës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori