Site icon Telegrafi

Arrestohen tre tifozë të Real Madridit për sjellje raciste ndaj Lamine Yamal dhe Raphinha gjatë El Clasicos

El Clasico e 26 tetorit mes Real Madridit dhe Barcelonë ka çuar në arrestime pas sjelljes raciste gjatë ndeshjes. Tre persona janë arrestuar nga Policia Kombëtare për deklarata ksenofobike ndaj lojtarëve të Blaugranëve.

Katër javë më parë, Barcelona poshtëroi Real Madridin, duke e mposhtur 4-0 në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, ndeshja u la në hije nga rastet e abuzimeve raciste, me të cilat Lamine Yamal dhe Raphinha u vunë në shënjestër.

Real Madridi ende nuk është sanksionuar për këtë çështje nga Komisioni Kundër Dhunës, por ndërkohë, autoritetet përkatëse kanë lëvizur për të ndëshkuar personat përgjegjës për abuzimin e neveritshëm.

 

Sipas El Partidazo de COPE, Policia Kombëtare ka arrestuar tani tre individë që besohet se kanë fyer Lamine Yamal, Raphinha dhe Ansu Fati – konkretisht, ata përmenden se kanë “bërë deklarata ksenofobike dhe raciste, si dhe gjeste majmuni”.

Gjatë vitit 2024, shumë njerëz janë dënuar me burg për abuzim racist gjatë ndeshjeve të La Ligës, kështu që nuk do të ishte çudi nëse e njëjta gjë do të ndodhte në këtë rast.

Real Madridi tashmë ka lëvizur për të ndaluar tifozët që raportohet se kanë qenë të përfshirë. /Telegrafi/

Exit mobile version