LAJMI I FUNDIT:

​Në Prishtinë arrestohen dy meshkuj dhe tri femra për prostitucion

​Në Prishtinë arrestohen dy meshkuj dhe tri femra për prostitucion
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës, më 26.02.2020 ka realizuar një operacion policor.

“Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe arrestuar pesë te dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale: ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘Bashkëkryerja’.


Të dyshuarit e arrestuar janë:

•B.M. viti i lindjes 1988, mashkull kosovar,
•M.K. viti i lindjes 1987, mashkull kosovar,
•E.A. viti i lindjes 1997, femër kosovare,
•Sh.A. viti i lindjes 2000, femër kosovare dhe
•M.S. viti i lindjes 1988, femër kosovare.

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë (8) telefona mobil, një (1) DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin për media.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori