LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës

Arrestohen gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës

E plotësuar - Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy vajzat dhe bashkëshorten e të ndjerit Hamdi Sopa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu ka thënë për Radio Evropa e Lirë se familjarë të ish-zyrtarit qeveritar janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u mbajtur në stacionin policor për intervistim. “Me urdhër të Prokurorisë, ne kemi arrestuar 3 persona të gjinisë femërore të dyshuara për vrasjen e Hamdi Sopës dhe tashmë ato janë duke u intervistuar nga organet e rendit”, thotë Sadriu, transmeton Rel.

Ndërkohë, zëdhënsja e Zyrës së Kryeporkurorit të Shtetit, Liridona Kozmaqi ka konfirmuar për REL se tre personat e arrestuar nga policia janë bashkëshortja dhe dy vajzat e të ndjerit Sopa.

Ajo ka bërë të ditur se ato tani më janë duke qëndruar në stacion policor, ndërsa prokurori i rastit pritet të kërkojë nga gjykata që personave në fjalë t’ju caktohet masë paraburgimi.

“Gruaja dhe dy vajzat kanë qenë në vend të ngjarjes kur ka ndodhur vrasja e të ndjerit Hamdi Sopa, kështu që prokoruri i cili po merrët me rastin ka kërkuar nga gjykata që sa më shpejtë t’ju caktohet një masë paraburgimi deri në fillim të një seance gjyqësore”, ka thënë Kozmaqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së hënë ka lëshuar një komunikatë për media ku thotë se bazuar në raportin e hartuar me rastin e autopsisë së kufomës së të ndjerit Hamdi Sopa, kanë konstatuar se viktima është vrarë dhe jo vetëvrarë si është pandehur më parë. /Telegrafi/

———————————————

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar sot raportin e hartuar me rastin e autopsisë së kufomës së të ndjerit Hamdi Sopa, si dhe ka kërkuar arrestimin e të dyshuarve për këtë rast. Burime të Telegrafit bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar arrestimin e gruas dhe dy vajzave të tij, që janë edhe të dyshuarat për vrasjen e Hamdi Sopës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, ka pranuar raportin e autopsisë, për tani të ndjerin Hamdi Sopa.

“Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja”, thuhet në kumtesë.

Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Me këtë rast Prokuroria njofton se nuk posedon asnjë videoincizim me telefon celular, siç është shkruar në njërën nga gazetat e përditshme në vendin tonë.

“Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës se as Policia nuk posedon incizime të tilla. Prokuroria bën thirrje opinionit publik, që nëse dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzoj prokurorisë”, thuhet në kumtesë.

Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite (29 janar 2013), në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit, duke rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij.

Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit. Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriqe në banjë dhe gjurmët e gjakut kah ka ecur i ndjeri.

Bashkëshortja dhe dy vajzat, ndërkaq, kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se familjari i tyre është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori