LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur

Hetuesit rajonal të Policisë së Kosovës të sektorit kundër krimeve të rënda në Mitrovicë, me sukses përmbyllin edhe një hetim tjetër të grabitjes, duke identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit e mundshëm në bashkëkryerje të veprës penale të grabitjes.

Arrestimi i dy të dyshuarve është kryer nga hetuesit rajonal të Policisë në Mitrovicë, dy ditë pas aktit të kryerjes së grabitjes së armatosur.

Rasti i grabitjes është raportuar ditën e dielë, 21 prill, 2013, rreth orës 22:35min, në një bastore sportive, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ndërsa viktima mashkull i përkatësisë etnike shqiptar, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.


“Në rastin e raportuar të grabitjes, viktimat e rastit, ishin vënë nën kërcënim të dy personave të maskuar dhe të armatosur me armë, pistoletë, duke u detyruar që të shtriheshin për tokë, derisa grabitësit të merrnin me forcë, arkën me rreth 1000 (njëmijë) euro, nga lokali i tyre”, thuhet në komunikatë.

Me të kryer aktin e grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë shtënë, së paku një herë me armë ndërsa janë larguar duke ikur në këmbë, në drejtim të stacionit të autobusëve në Mitrovicë, thuhej në deklaratën e viktimës.

“Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës, kanë arritur që të gjejnë edhe një xhaketë, e cila besohej se i përkiste njërit prej kryesve të aktit kriminal ndërsa një gëzhojë e plumbit 7.65 mm, është identifikuar gjithashtu si pjesë e provave materiale”, njofton Policia.

Një xham i një dritareje të një veture civile të parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes, ishte dëmtuar si rezultat i të shtënave nga të dyshuarit në ikje, ndërsa nuk ishte raportuar për të lënduar në njerëz.

Të dyshuarit, E.B. 1992, dhe E.R. 1995, me vendbanim në Mitrovicë, janë arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore për mbajtje, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit, në bashkëveprim, të maskuar dhe të armatosur kanë kryer vepër penale të grabitjes së armatosur.

Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e mbrojtësve të tyre, ndërsa nuk kanë mohuar veprën e kryer në bashkëveprim.

Arma, pistoletë, tip “VZOR 7.65mm”, dhe maskat, të cilat besohet se janë vënë në përdorim gjatë kryerjes së veprës, janë identifikuar dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës si pjesë të provave materiale, gjatë realizimit të bastisjes në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve.

Bazuar në provat dhe deklaratat e siguruara, hetuesit policor kanë iniciuar kallëzim penal ndaj të dyshuarve për bashkëveprim në “Grabitje” sipas nenit 329, paragrafi 3, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti i është dërguar Prokurorisë themelore në departamentin për krime të rënda në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori