LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për tregtim të paautorizuar të armëve

Arrestohen dy persona për tregtim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka ndaluar kamionetën në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( pasagjeri  dhe drejtuesi i kamionetës).

“Gjatë kontrollit në kamionetë janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale : dy pistoleta me 17 copë fishekë, një thikë, 218.10 €, 2000 Lekë Shqiptar, katër telefona celular  dhe kamioneta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin ku banon i dyshuari (pasagjeri) i janë sekuestruar , një armë automatike dhe 43 copë fishekë”, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/