Arrest shtëpiak në vend të burgut për Veselinovicin

“Vendimi është marrë në bazë të garancive të ofruara nga ana e Qeverisë së Serbisë, për çka gjyqi ka vlerësuar se do të zbutet mundësia e arratisjes së Veselinovicit”, ka thënë avokati i tij, Dejan Vasic.
Ndryshe, Zarko Veselinovic është vëllai i Zvonko Veselinovic, i njohur si ‘kapo’ i krimit në veri të Kosovës, ndërsa, në mesin e të arrestuarve tjerë serbë të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim dhe për të cilët Qeveria e Serbisë ka ofruar garanci, janë edhe Oliver Ivanovic, Dragan Delibasic dhe Llaza Lazic. /KP/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/02/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































