LAJMI I FUNDIT:

Aroma e keqe e gojës – shenjë e tipit 2 të diabetit!

Aroma e keqe e gojës – shenjë e tipit 2 të diabetit!

Diabeti është sëmundje e zakonshme e cila prek miliona njerëz anë e mbanë botës, por shumica e rasteve me diabet janë të tipit 2 të kësaj sëmundje.

Sëmundja shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose trupi nuk i reagon insulinës së prodhuar, transmeton Telegrafi.


Pa pasur sasi të mjaftuar të këtij hormoni, trupi e ka të vështirë ta shndërrojë sheqerin i cili gjendet në gjak në energji të shfrytëzueshme.

Sidoqoftë, megjithëse simptomat e diabetit janë të shumta, aroma e keqe e gojës duket të jetë një prej tyre.

Aroma e keqe e gojës, ndryshe njohur si “halitosis”, shkaktohet kur shumë baktere jetojnë në gojë, e të cilat shpijnë edhe në krijim të pllakave dentale.

Pacientët me diabet kanë nivele të larta të sheqerit në gojë, të cilat e bëjnë atë tokë të përsosur ushqyese për baktere dhe rrjedhimisht shpie në aromë të keqe.

Ekspertët thonë se mund ta zvogëloni rrezikun e të zhvilluar aromë të keqe të gojës duke mbajtur higjienë të mirë orale.

Kjo higjienë përfshin pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë.

Gjithashtu, për të shmangur aromën e keqe të gojës, mundohuni t’i kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori