LAJMI I FUNDIT:

Armenia votojnë për president të ri

Armenia votojnë për president të ri

Armenët do të votojnë për president të ri, për herë të pestë që nga pavarësia e tyre. Zgjedhjet pasojnë një fushatë, e cila u përcoll me një tentim vrasje të njërit nga kandidatët për president dhe një greve urie nga një tjetër.

Me gjithë se përballet me 6 kundërkandidatë, presidenti në detyrë Serzh Sarkisian, sipas të gjitha anketave, duket se do të marrë 70 për qind të votave, transmetojnë mediat.

Në vitin 2008, dhjetë njerëz u vranë në përleshjet në mes të policisë dhe protestuesve, pasi që Sarkisian u shpall fitues. /Telegrafi/