LAJMI I FUNDIT:

Arifaj: Së shpejti me libër, për të bëmat e Partisë së Fortë (Video)

Arifaj: Së shpejti me libër, për të bëmat e Partisë së Fortë (Video)

Partia e Fortë është parti e transparencës, ndërsa te mediat ekziston një skepticizëm për mbulimin e kësaj partie. Për PF-në, Liga e Garave të Basketbollit të Tetovës (LGBT) është koncept i mirë që definitivisht do ta çojë përpara sportin në rajon, ndërsa liberalizimi i vizave do ta humbiste intimitetin e Kosovës me BE-në. Partia është duke punuar në një libër, ku do të sqarohen të gjitha të bëmat e Partisë së Fortë dhe të kryetarit të saj legjendar, Visar Arifaj, i cili lexon shumë dhe i cili - në këtë intervistë për Telegrafin - tregon se një nga librat e tij të preferuar është edhe “Në Evropë apo në Europë” e Rrustem Mustafës - Remit.

Telegrafi: Si financohet Partia e Fortë? Ku i keni gjetur fondet për regjistrim në KQZ?
Arifaj:
Partia e Fortë e merr shumë seriozisht çështjen e financave dhe mundohet të jetë sa më transparente. Çdokush që tregon interes të dijë më shumë në lidhje me çdo të hyrë apo të dalë të partisë, mund ta kërkojë atë në zyrat tona. Janë disa norma procedurale që duhet të ndiqen, mirëpo ju sigurojmë që çdo informatë që ju duhet do të mund ta keni në dispozicion menjëherë brenda 4-5 vitesh.

Telegrafi: Portali Telegrafi deri tash nuk ka mbuluar aktivitetet tuaja. Çka mendoni për këtë gjë?
Arifaj:
Nuk është vetëm Telegrafi që nuk ka mbuluar aktivitetet tona. Ekziston ende një skepticizëm për mbulimin e partisë sonë. Natyrisht, kjo është e kuptueshme, sepse partitë e forta janë risi në Kosovë. Ne jemi forcë e re dhe e veçantë në Kosovë. Në anën tjetër, vetëm pas hapjes së dosjeve shumë vite më vonë, do të kuptohet nëse Partia e Fortë me qëllim ka lejuar që aktivitetet e saj të mos ndiqen rregullisht nga disa mediume. Natyrisht, dihet që Telegrafin si portal ne e kemi nën kontroll. Dhe kjo duhet të bëhet e qartë nga të gjithë. E jo të krijohen keqkuptime si për disa mediume të tjera.


Telegrafi: Çka do të bëni për komunitetin LGBT pas ardhjes suaj në pushtet?
Arifaj:
Falënderojmë Telegrafin për kontributin që do të japë për ardhjen tonë në pushtet. Ne gjithsesi do të gjejmë mënyra të financimit të këtij portali edhe në të ardhmen (tendera sene-vene). Sa për komunitetin LGBT: do të kontribuojmë që të kthehet prej komunitetit në kontinent, pra kontinenti LGBT. Përndryshe, Liga e Garave të Basketbollit të Tetovës (LGBT) është koncept i mirë që definitivisht do ta çojë përpara sportin në rajon.

Telegrafi: Çka mendoni për liberalizimin e vizave?
Arifaj:
Liberalizimi i vizave është shenjë e ftohtësisë së raporteve mes Kosovës dhe BE-së. Momentalisht, BE na do aq shumë saqë secilin nga ne që dëshirojmë të udhëtojmë në ndonjërin shtet, atje kërkon ta njoftojë personalisht. Secilin e fton në takim, e pyesin për gjëra të ndryshme personale dhe mendojmë që kjo është e mrekullueshme. Ndryshe nuk ndërtohen raportet. Pas liberalizimit të vizave do ta humbasim këtë intimitet.

Telegrafi: Kemi dëgjuar që lexoni shumë?
Arifaj:
Definitivisht. Për lexim, unë si kryetar, e përdori fjalën e fundit të teknologjisë lexuese me emrin Kindle PaperWhite, të cilën e kam blerë 90 euro, por për shkak të taksave më është dashur të paguaj 220 euro. Nuk jam pishman për këtë blerje, pasi që e di se ato taksa i shkojnë buxhetit të shtetit tim dhe kam besim të plotë që edhe do të shpenzohen në mënyrë korrekte. Ndër librat e mi të preferuar është edhe “Në Evropë apo në Europë” nga Rrustem Mustafa.

Telegrafi: Në programin tuaj politik e keni edhe bashkimin e Fushë Kosovës me Prishtinën. Pse ky propozim?
Arifaj:
Janë dy arsye kryesore. E para, e tërë popullata e Fushë Kosovës vazhdimisht qëndron në Prishtinë. Pra, përdorë infrastrukturën e Prishtinës dhe e kundërta, popullata e Prishtinës i blen mobilet në Fushë Kosovë, pra edhe këta përdorin një pjesë të infrastrukturës të këtij qyteti. Nëse popullata e Fushë Kosovës vazhdimisht është në Prishtinë, kurse ajo e Prishtinës vazhdimisht në Fushë Kosovë, a nuk është më mirë që të bashkohen? Le ta mendojmë pak. Në fakt, popullata tashmë është bashkuar, ka mbetur vetëm të thyhet edhe kufiri ligjor dhe mendor. Arsyeja e dytë ka të bëjë me familjet. Ka shumë familje që janë ndarë gjatë regjistrimit, pra njëri vëlla në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë. Ne duhet të bëjmë bashkimin e familjeve, e jo ndarjen e tyre. Besoj se pajtoheni!

Telegrafi: Sa herë në ditë e ushqeni me proteina shqiponjën me muskuj?
Arifaj:
Ha, ha, ha… Është një shaka e mirë. Ne falënderojmë Telegrafin që përdorë edhe humorin në çështjet serioze politike, sepse ka nevojë nganjëherë për një lirim tensioni. Natyrisht, ne nuk kemi në pronësi shqiponjë të gjallë. Shqiponja e ilustruar në flamurin e Partisë së Fortë është simbol i lashtë ilir, ndoshta edhe simboli më i vjetër i përdorur në flamurët e kohëve të sotme. Në fakt, ky ka qenë flamuri që është përdorur nga banorët e këtyre trevave qysh prej kohësh, por pastaj është ndryshuar (dobësuar) si rezultat i kompromiseve që kanë bërë gjeneratat e mëpasme.

Telegrafi: Cila është lidhja juaj me Mbretin e Shqipërisë, Ahmet Zogun? Po me Jakup Krasniqin?
Arifaj:
Për lidhjen me Ahmet Zogun dhe Jakup Krasniqin mund të lexoni në librin që jemi duke e bërë gati. Aty sqarojmë të gjitha të bëmat e Partisë së Fortë dhe të miat si kryetar i këtij subjekti. Ndërkohë, presim durim nga ju me pyetjet dhe shpresojmë që ato të jenë sa më shumë të lidhura me situatën politike.

Cili është qëndrimi juaj për ligjin për amnisti?
Arifaj:
Ligji për amnisti ka qenë i mirë, sepse ka lejuar që përmes interpretimeve të ndryshme nga avokatët të zotë të lirojë akterë të krimit. Këta akterë si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë do të duhej të liroheshin, që së bashku me kolegët e tyre në Qeveri të mund të përmbushin deri në fund qëllimet e tyre. Në anën tjetër, ky Ligj është në fuqi nga data 20 qershor 2013, mu nga data kur partia jonë është regjistruar. Kjo e pamundëson çfarëdo veprimi nga ana jonë që të amnistohet. Është e padrejtë. Dhe, ne kemi kërkuar që të paktën edhe për 1-4 vite të shtyhet kjo datë. /B.D./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori