Site icon Telegrafi

Arbri – iniciator i projekteve ekologjike, kulturore dhe historike

Prandaj dhe Arbri, akoma i hutuar për çfarë ka ndodhur, mendon se fjala “faleminderit” është shumë pak për vlerësimin që i është bërë. E nëse atë program mund ta krahasojmë me një sfidë ku Arbri doli fitues falë atyre që e duan, tani djali 21-vjeçar është para një sfide tjetër. Sfidës me skeptikët, me të gjithë ata që kanë menduar se Arbri ka ca dëshira të “çuditshme” siç është ndryshimi i Shqipërisë, se nuk ka sesi të ekzistojë brenda një njeriu ndjenja e patriotizmit, por dhe pasioni për diskotekat e femrat. I ndodhur në qendër të vëmendjes nga të gjithë, atij nuk i mbetet tjetër veçse të konkretizojë planet e tij.

I pyetur pikërisht për të gjitha këto dilema, Arbri tregon: “Edhe pse kam pak ditë që kam dalë nga “Big Brother”, puna tashmë ka filluar. Jemi duke bërë një plan pune ku po vendosim prioritetet. Do të jetë një grup pune i cili mesa shoh unë do të jetë goxha i madh pasi shumë kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e kësaj nisme. Së bashku do të shkojmë në çdo cep të Shqipërisë ku në fokus do të jenë problemet e ekologjisë, trashëgimisë tonë kulturore dhe historike, ndërtimi apo rikonstruksioni i ambienteve sportive si dhe i këndeve të lojërave për fëmijët e plot gjëra të tjera. Do të shohim edhe mundësinë e adoptimit të disa fëmijëve, në distancë”.

Arbri tregon gjithashtu se është duke menduar për një web side zyrtar ku do të pasqyrohen vazhdimisht aktivitetet e tij.

Marrëdhënia me banorët jashtë shtëpisë

“Jam munduar të marr më të mirën e secilit” – janë fjalët e Arbrit, ndërkohë që tregon se
dëshiron t’i njohë të gjithë nga e para tani që është jashtë. Shoqet e tij më të mira në atë shtëpi mbeten Besarta dhe Julinda, ndërkohë Ingridi dhe Nardi janë dy nga banorët që kanë shprehur menjëherë dëshirën për të qenë pjesë e projekteve të Arbrit. I pyetur për Olsin, djalin që ishte shumë afër çmimit, Arbri thotë: “Me Olsin mendoj se kishim krijuar një marrëdhënie të vërtetë xhentëlmenësh brenda asaj shtëpie dhe më vjen mirë për këtë fakt”.

Lidhja e mbetur pezull me Madalenën

As ai nuk di akoma të japë një shpjegim ose mbase nuk dëshiron që për momentin këtë pjesë të jetës së tij ta ndajë me ne. Por ajo që tregon Arbri është se ka folur në telefon me Madalenën, vajzën italiane me të cilën ka tre vjet lidhje. Komunikimi ka qenë normal e njerëzor, ajo e ka uruar për fitoren duke i thënë se e ka ndjekur, por detajet i kanë lënë t’i sqarojnë kur ata të dy të takohen nga afër. Në fakt për të gjithë mbetet mister kjo sjellje e saj po të kemi parasysh korrektësinë e Arbrit brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Megjithatë kur përshkruan jetën brenda asaj shtëpie, Arbri thotë: “Kishte momente në të cilat ne na dukej sikur nuk kishte jetë tjetër përveç asaj brenda shtëpisë, sikur kishim lindur në ‘Big Brother’ dhe do të vdisnim atje. Prandaj dhe një lidhje e cilitdo me një vajzë brenda asaj shtëpie, ndoshta mund të kishte qenë e justifikueshme. Por unë thjeshtë e kisha bërë zgjedhjen time që ishte Madalena. Gjithsesi në atë shtëpi ishe i destinuar të krijoje një jetë tjetër”.

Arbri, Olsi dhe Najada në një ndejë pas daljes nga "Big Brother"

Exit mobile version