Arbitri suspendohet për gabimet në ndeshjen Sevilla-Barca (Video)

Barcelona u kthye nga disavantazhi prej dy golash për ta fituar ndeshjen me rezultat 3-2, ndërsa e gjithë kjo falë aktrimit të Cesc Fabregas.
Arbitri e përjashtoi Gary Medelin me karton të kuq në minutën e 72-të (kur Barca po humbte 2-1), pasi Cesc bëri një shfaqje teatrale sikur ta kishte goditur futbollisti andaluzian. Ndërkaq, pas reagimit u largua edhe trajneri i Sevillas, Michel.
Po ashtu, arbitri Lahoz nuk e pa prekjen e topit me dorë nga Thiago që ishte pjesë e aksionit të njërit nga golat e blaugranëve, por kjo ka mbetur pa u ndëshkuar nga federata.
Sipas RFEF, Medel nuk e ka merituar kartonin e kuq, ndërsa arbitri është suspenduar për një ndeshje për shkak të ‘gabimit teknik’ dhe vendin e tij në takimin në mes të Real Madridit dhe Celta Vigos do ta zë Clos Gomez. /Telegrafi/





















































