LAJMI I FUNDIT:

Arbitrazhi më i dobishëm dhe më efikas

Arbitrazhi më i dobishëm dhe më efikas

Zbatimi i Ligjit të arbitrazhit në Kosovë, si një nga mjetet me të cilat përshpejtohet zgjidhja e kontesteve afariste, do të zvogëlonte numrin e lëndëve në Gjykata dhe ngritjen e investimeve të huaja në Kosovë. Kështu u tha sot në një tryezë, ku u diskutua për rolin e arbitrazhit në zgjidhjen e kontesteve afariste.

Kryetar i Bordit të drejtorëve të Qendrës për Zgjidhjen alternative të kontesteve, pranë Odë Ekonomikes Amerikane në Kosovë, Dastid Kallaska ka thënë se qëllimi është që të ngritët vetëdija në komunitetin e praktikuesve të ligjit, qofshin ata jurist që punojnë në ndërmarrje të ndryshme qoftë avokatë, për përfitimet e fillimit të zbatimit të Arbitrazhit si një mekanizëm alternativ, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ai duke folur për statistikat që flasin se pse arbitrazhi është zgjidhje më e mirë se sa një proces gjyqësor, pohoi se arbitrazhi është opsion shumë më i mirë, në krahasim me procesin gjyqësor në Kosovë, pasi që është më i dobishëm dhe më efikas.


Ndërsa Bedri Bahtiri, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë tha se MD ka bërë disa hapa drejtë krijimit të kornizës ligjore dhe institucionale, me qëllim që të krijohen kushte dhe mekanizma të përshtatshëm, për zhvillimin e këtij sistemi të ri në vendin.

Ndërsa, përfaqësues i Odës së Avokatëve të Kosovës, Xhevdet Shala kërkoi mbështetje të vazhdueshme nga struktura e Qeverisë së Kosovës dhe Odat Ekonomike, që të bëhet trajnim i vazhdueshëm i avokatëve të Kosovës, për aplikimin e Ligjit të arbitrazhit, pasi që kjo do të zvogëloheshin lëndët në Gjykata dhe do të ngiten investimet në vend.

Ai tha se zvarritja e kontesteve humb investitorët, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

Ndryshe në Kosovë aktualisht dy odat ekonomike ajo e Kosovës dhe Amerikane kanë ngrit qendrat për Zgjidhjen alternative të kontesteve. /Telegrafi/